"Dabar" shpk kerkon -Financier/e
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
#DABAR SHPK KËRKON FINANCIER/E
Kompania "DABAR" shpk , është në kërkim të një * FINANCIER/E*,të përgjegjshëm,me aftesi analitike dhe të motivuar për t'iu bashkuar ekipit tonë.
Detyrat
Kualifikimet
Të interesuarit të dërgojnë CV-në: hr@dabar.al ose Nr.tel 0684006141
Kompania "DABAR" shpk , është në kërkim të një * FINANCIER/E*,të përgjegjshëm,me aftesi analitike dhe të motivuar për t'iu bashkuar ekipit tonë.
Detyrat
- Verifikon, regjistron dhe ndjek faturat e blerjeve dhe shitjeve, duke siguruar përputhjen me kontratat dhe dokumentacionin mbështetës
- Kryen kontabilizimin mujor të gjitha transaksioneve financiare në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe legjislacionin në fuqi
- Monitoron dhe analizon shpenzimet dhe të ardhurat mujore, si dhe përgatit raportet financiare përkatëse
- Ndjek raportet e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve, duke siguruar përputhjen ndërmjet kontratave dhe pagesave të realizuara
- Përgatit raportet e fitim-humbjes sipas departamenteve dhe analizon ecurinë financiare të tyre
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera për verifikimin e dokumentacionit financiar
- Asiston në përgatitjen e deklaratave mujore tatimore, përfshirë librat e blerjeve dhe shitjeve, TVSH-në dhe tatimin në burim
- Merr pjesë në procesin e mbylljes mujore dhe vjetore të pasqyrave financiare dhe bilancit
- Siguron ruajtjen dhe arkivimin korrekt të dokumentacionit kontabël në përputhje me procedurat e kompanisë
- Ndjek dhe menaxhon komunikimin me furnitorët dhe klientët për çështje që lidhen me faturat, pagesat dhe dokumentacionin financiar
Kualifikimet
- Të zotërojë diplomë universitare në Financë/Kontabilitet
- Të ketë 4-6 vite eksperiencë profesionale në fushën përkatëse
- Të zotërojë njohuri të mira mbi Standardet e Reja Kombëtare të Kontabilitetit (SKK)
- Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale
- Të demonstrojë iniciativë, aftësi të mira komunikimi dhe punë efektive në grup
- Të jetë i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe ndjekjes së tyre deri në përfundim
- Të ketë njohuri të mira praktike në programet Financa 5
Të interesuarit të dërgojnë CV-në: hr@dabar.al ose Nr.tel 0684006141
Apply WhatsApp