• "Dabar" shpk kerkon -Financier/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
#DABAR SHPK KËRKON FINANCIER/E

Kompania "DABAR" shpk , është në kërkim të një * FINANCIER/E*,të përgjegjshëm,me aftesi analitike dhe të motivuar për t'iu bashkuar ekipit tonë.


Detyrat

  • Verifikon, regjistron dhe ndjek faturat e blerjeve dhe shitjeve, duke siguruar përputhjen me kontratat dhe dokumentacionin mbështetës
  • Kryen kontabilizimin mujor të gjitha transaksioneve financiare në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe legjislacionin në fuqi
  • Monitoron dhe analizon shpenzimet dhe të ardhurat mujore, si dhe përgatit raportet financiare përkatëse
  • Ndjek raportet e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve, duke siguruar përputhjen ndërmjet kontratave dhe pagesave të realizuara
  • Përgatit raportet e fitim-humbjes sipas departamenteve dhe analizon ecurinë financiare të tyre
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera për verifikimin e dokumentacionit financiar
  • Asiston në përgatitjen e deklaratave mujore tatimore, përfshirë librat e blerjeve dhe shitjeve, TVSH-në dhe tatimin në burim
  • Merr pjesë në procesin e mbylljes mujore dhe vjetore të pasqyrave financiare dhe bilancit
  • Siguron ruajtjen dhe arkivimin korrekt të dokumentacionit kontabël në përputhje me procedurat e kompanisë
  • Ndjek dhe menaxhon komunikimin me furnitorët dhe klientët për çështje që lidhen me faturat, pagesat dhe dokumentacionin financiar

Kualifikimet

  • Të zotërojë diplomë universitare në Financë/Kontabilitet
  • Të ketë 4-6 vite eksperiencë profesionale në fushën përkatëse
  • Të zotërojë njohuri të mira mbi Standardet e Reja Kombëtare të Kontabilitetit (SKK)
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale
  • Të demonstrojë iniciativë, aftësi të mira komunikimi dhe punë efektive në grup
  • Të jetë i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe ndjekjes së tyre deri në përfundim
  • Të ketë njohuri të mira praktike në programet Financa 5

Të interesuarit të dërgojnë CV-në: hr@dabar.al ose Nr.tel 0684006141
 


Apply WhatsApp
Back
Top