Bougainville Bay Resort & SPA në Sarandë, ofron vend pune Kamarier Restoranti (m/f)
- Sarande
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Hoteleri
- Eksperienca

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Fton profesionistë për të aplikuar në pozicionin e:
Kamarier Restoranti (m/f)
Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët;
- Përgjegjës në dhënien e një shërbimi profesional, miqësor dhe të kujdesshëm në cdo kohë për të gjithë klientët;
- Garantojnë një sherbim të shkëlqyer dhe sigurohen që klientët të jenë të kënaqur;
- Njohës të mirë të menusë;
- Kontrollojnë ushqimin përpara shërbimit dhe sigurohen që cdo gjë të jetë sipas standarteve;
- Japin rekomandime e sugjerime për klientët në zgjedhjen menusë;
- Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
- Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
- Përgjëgjës për llogaritjen saktë të faturës dhe të pagesës;
- Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Të kenë përvojë pune jo më pak se 2 vjet në këtë profil;
- Diplomë në Hoteleri-Turizëm përbën avantazh;
- Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
- Ruajtja e standardeve të larta të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
- Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
- Fleksibilitet me orarin e punës;
Ofrohet:
- Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al, ose te telefonojne ne numrin e telefonit: +355686082912
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
+355686082912
Apply WhatsApp