Billa Home-Menaxher operacionesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
Përgjegjësitë:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@billa.al
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Përgjegjësitë:
- Menaxhimi i operacioneve ditore të showroom-it Billa Home dhe magazinës;
- Mbikëqyrja e procesit të shitjes dhe sigurimi i një eksperience të shkëlqyer për klientët;
- Menaxhimi i ankesave të klientëve dhe zgjidhja efektive e problematikave;
- Organizimi dhe kontrolli i stokut në magazinë;
- Koordinimi i furnizimeve dhe porosive;
- Sigurimi i zbatimit të procedurave dhe standardeve të kompanisë.
- Diplomë universitare (preferohet Marketing ose fusha të ngjashme);
- Eksperienca e mëparshme në shitje përbën avantazh të konsiderueshëm;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim, bindje dhe shërbim ndaj klientit;
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në grup dhe për të bashkëpunuar me kolegët;
- Proaktivitet, korrektësi dhe fleksibilitet.
- Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
- Mundësi për zhvillim profesional;
- Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp