• Billa Albania- Menaxher shitjesh distribucion

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.

Detyrat Kryesore:
  • Realizon vizita të rregullta tek klientët ekzistues, duke ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata me ta;
  • Identifikon dhe zhvillon mundësi të reja bashkëpunimi me klientë potencialë në përputhje me objektivat e kompanisë;
  • Analizon nevojat specifike të klientëve dhe ofron zgjidhje të personalizuara përmes produkteve dhe shërbimeve të kompanisë;
  • Përgatit dhe dërgon raporte javore mbi performancën e shitjeve, analizën e tregut dhe sugjerime për përmirësim;
  • Monitoron realizimin e objektivave mujore dhe raporton progresin tek drejtuesit përkatës në mënyrë të rregullt dhe të strukturuar.
Kualifikimet:
  • Mosha preferuar: 25–35 vjeç;
  • Eksperiencë pune 2–3 vite në fushën e shitjeve; përparësi kanë kandidatët me përvojë në sektorin e distribucionit
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi;
  • Orientim i fortë drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel dhe PowerPoint);
  • Leje drejtimi, Kategoria B (e detyrueshme)
Ne ofrojmë:
  • Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
  • Mundësi për zhvillim profesional;
  • Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
📧 Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@billa.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top