Bar Manager - Le District
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
- Tipi
-
- turni II
- Fusha | Profili i punes
-
- Banakier | Kamarier
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Pozicioni: Bar Menaxher (Turni i Pasdites)
Lokacioni: Le District
Orari: Pasdite – nga ora 15:00 deri në përfundim të turnit
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
1. Menaxhimi i Shërbimit dhe Cilësisë:
- Siguron një përvojë të shkëlqyer për klientët përmes monitorimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit.
- Kujdeset për prezantimin profesional të pijeve dhe për të gjitha detajet që lidhen me barin dhe zonat përreth.
- Ndërhyn menjëherë në raste ankesash për të ofruar zgjidhje të shpejtë dhe të kënaqshme për klientin.
- Drejton dhe koordinon punën e kamarierëve dhe barmenëve gjatë turnit.
- Siguron që të gjithë punonjësit respektojnë standardet e Le District në qëndrim, uniformë, pastërti dhe mënyrën e komunikimit.
- Realizon ndarjen e detyrave ditore dhe kujdeset që stafi të jetë aktiv, efikas dhe bashkëpunues.
- Siguron që bari dhe zona e shërbimit të jenë të pastërta, të organizuara dhe të mirëmbajtura.
- Kontrollon rregullisht gjendjen e pajisjeve dhe bën raportim në rast problemesh teknike apo mungesash.
- Kontrollon stokun e produkteve të barit gjatë dhe në fund të turnit.
- Bën porositë sipas nevojës në koordinim me magazinën apo furnitorët.
- Kujdeset që pije të përgatiten sipas standardeve të përcaktuara (receta, paraqitje, temperaturë).
- Trajnon stafin për produkte të reja dhe ndihmon në përmirësimin e prezantimit të menuve të barit.
- Mban komunikim të vazhdueshëm me Menaxherin e Përgjithshëm mbi zhvillimet ditore, problematikat dhe sugjerimet.
- Plotëson raportin ditor të turnit me shitjet, mangësitë dhe vlerësimet e stafit.
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
- Të ketë experiencë pune, jo më pak se dy vite;
- Të ketë njohuri mesatare të gjuhës angleze,(gjuhë te tjera përbëjnë përparësi);
- Të dëshmojë kualifikime të ndryshme nëse ka, por nuk janë domosdoshmëri.
jeni te mirëpritur të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it: hr@rhg.al
Departamenti i BNJ
Mob: 069 70 79 300
Apply WhatsApp