• Austri, ofroj vend pune INFERMIER dhe NDIHMËS INFERMIER

Austri
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Infermieri
Gjuha
  1. anglisht
  2. gjermanisht
"Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Në bashkëpunim me Dhomën Austriake të Tregtisë ka nisur bashkëpunimin për punësimin e profesionistëve në Austri për kompani të ndryshme që operojnë në këto industri:
Hoteleri - Turizëm
Mjekësi dhe Kujdes Shëndetësor
Teknologji Informacioni
Ndërtim

Aktualisht jemi duke përzgjedhur infermierë dhe ndihmës infermierë për punësim në Vjenë, Austri.

Kërkesat & Kualifikimet

Arsimi:

- Diplomë në degën Infermieri e Përgjithshme

Aftësitë Gjuhësore:
- Gjuha Gjermane: Minimalisht niveli B2 për infermierët dhe minimalisht B1 për ndihmës - infermierët (e certifikuar, si psh. nga Goethe-Institut/Instituti Gëte)
- Gjuha Angleze: Niveli B1


Eksperienca Profesionale & Aftësitë

• Eksperienca në fushën e shëndetësisë dhe infermierisë është avantazh
• Aftësi për të punuar në ekipe multikulturore
• Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar me turne

Paga & Përfitimet

Paga për Infermier: €3,511.00 – €4,750.10 Bruto (në varësi të viteve të punës)
Paga për Ndihmës - Infermier: €3,265.45 – €4,365.05 Bruto (në varësi të viteve të punës)
14 paga në vit (përfshirë shtesat për fundjavë, festat publike dhe turnet e natës)

Përfitime Shtesë:

- Mbështetje për njohjen e diplomave të huaja
- Ndihmë financiare për zhvendosje (p.sh., transporti)
- Strehim i përkohshëm deri në 12 muaj
- Mbështetje për marrjen e lejeve të punës dhe qëndrimit për anëtarët e familjes
- Pagesa e kurseve të gjuhës gjermane, përfshirë tarifat e provimit
- Ndihmë për hapjen e një llogarie bankare, sigurimeve, gjetjen e banesës


Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: stafi@ahrs.al deri në datën 30.04.2025.

*Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhur referuar CV-së do të njoftohen për intervista.


Connect to Opportunities!
 


Apply WhatsApp
Back
Top