• Asistente Zyre

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Asistenti kryen detyra të ndryshme të zyrës dhe sekretarise. Duhet të jetë e njohur me procedurat e zyrës (organizimi, politika dhe funksionimi) si dhe të trajtojë një sërë situatash që përfshijnë funksionet administrative ose menaxheriale të zyrës.

DETYRAT KRYESORE:
  • Mban një marrëdhënie të ngushtë dhe shumë të përgjegjshme ndaj aktiviteteve të përditshme të eprorit dhe stafit.
  • Përgatit programet e takimeve lidhur me aspektet organizative.
  • Cakton takime u jep informacion telefonuesve. Siguron që menaxherët të mos ngarkohen me detaje të vogla administrative dhe biznesi.
  • Regjistron dhe drejton postën në hyrje dhe dalje. Harton dhe tipizon korrespondencën rutinë sipas dokumenteve të disponueshme dhe e dërgon me postë.
  • Menaxhon dhe organizon punën administrative në zyrë.
  • Përgjigjet në telefon dhe u jep informacion telefonuesve ose i drejton telefonatat te zyrtari përkatës.
  • Përshëndet vizitorët, konstaton natyrën e biznesit dhe drejton ose përcjell vizitorët te personi përkatës.
  • Organizon oraret e udhëtimit dhe rezervon akomodimin në hotel dhe biletat e udhëtimit.
KRITERET KRYESORE:
  • Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e larte
  • Eksperienca e kerkuar: Mbi 4 vjet eksperience ne fushen e recepsionit dhe sekretarise.
  • Gjuhe te huaja: Anglisht (shumë mirë).
  • Njohuri kompjuterike: Paketa Microsoft Office
Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit eshte data 18 Nentor 2024, ora 17:00.

* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top