• Asistente Ekzekutive e CEO-s | Balfin DEVELOPMENT

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Asistente Ekzekutive e CEO-s
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Ofron suport ne te gjitha proceset e Zyrës së CEO-s. Ka një rol kyç në përgjegjësitë dhe në agjendën e përditshme të CEO-s, duke e suportuar në organizimin e takimeve, përpilimin e minutave të takimit si dhe ndjekjen e tyre. Shërben si pika kryesore e kontaktik për persona të brendshëm ose të jashtëm që kanë të bëjnë me Zyrën e CEO-s. Gjithashtu mban dokumentacionin e kompanisë dhe kujdeset për protokollin hyrës dhe dalës.

Përgjegjësitë kryesore:

Detyra organizative
  • Menaxhon kalendarin e CEO-s, organizon takime, mbledhje me drejtuesit e kompanisë, si dhe azhornon CEO-n në çdo moment për ndryshime në axhendë për tu siguruar që ai është i përgatitur dhe në kohë;​
  • Eshtë përgjegjës për përgatitjen e agjendave, njofton të gjithë pjesëmarrësit në kohë për vendodhjen dhe orarin e takimit, sigurohet që çdo pjesëmarrës të ketë dorëzuar paraprakisht materialin prezantues, mban minutat e takimit si dhe i ndjek ato me personat përgjegjës deri në finalizim. Suporton CEO-n në mbledhjen e materialit të nevojshëm nga stafi drejtues;​
  • Suporton në hartimin/editimin e raporteve, shkresave dhe kujdeset që ti dërgohen personave/institucioneve përkatese;​
  • Trajton materiale dhe dokumenta konfidenciale në mënyrë profesionale;​
  • Eshtë përgjegjës për rezervimin e udhëtimeve, rregullimin e transportit dhe sigurohet që e gjithë logjistika është në vend për nevojat e udhëtimit të CEO-s;​
  • Herë pas here kryen kërkime dhe analizon informacion në emër të CEO-s, duke përfshirë tendencat e tregut, lajmet e industrisë dhe informacionin e konkurrentëve;​
  • Pret, përcjell vizitorë të huaj që kanë lidhje me zyrën e CEO-s, duke siguruar logjistikën dhe akomodimin e tyre në kohë;​
  • Pret telefonatat hyrëse në kompani në mungesë të recepsionit, informim i tyre dhe përcjellja në destinacionin përkatës.​
Detyra administrative:
  • Kujdeset për ndarjen dhe sistemimin e dokumenteve të kompanisë sipas departamenteve dhe projekteve;​
  • Vendos në dispozicion të punonjësve të departamenteve të ndryshme, dokumentacionin e nevojshëm për shfrytëzim;​
  • Protokollon dokumentacionin hyrës dhe dalës sipas proçedurës;​
  • Suporton stafin e shoqërisë për dorëzimin e dokumentave në arkivë;​
  • Suporton stafin në mënyrën e protokollimit dhe arshivimit të dokumenteve në sharepoint;​
  • Menaxhon dokumentacionet hyrëse dhe dalëse në dosje, shoqëruar me indeksin përkatës;​
  • Zhvillon dhe formaton dokumente të ndryshme si dhe asiston në përgatitjen e materialeve të prezantimit të kompanisë;​
  • Organizon kontratat/dokumentat origjinale dhe i vendos në intranet sipas natyrës së tyre;​
  • Përkthen saktë dokumentet në kohën e kërkuar dhe me cilësinë e kërkuar;​
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekture/Inxhinieri Ndërtimi/Ekonomik/Juridik;

Kërkesat:
  • Përvoja: Preferohet të ketë përvoja të mëparshme në rolin e asistentit ekzekutiv dhe të ketë njohuri profesionale në administrim;​
  • Aftësitë teknike: Aftësi të mira në Microsoft Office, duke përfshirë Word, Excel dhe PowerPoint, si dhe përvoja me aplikacione të tjera si: Outlook, Microsoft Teams, Zoom, etj është thelbësore.​
  • Aftësitë e komunikimit: Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal. Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (njohuri të një gjuhe tjetër të komuniteti europian do përbënte avantazh);​
  • Aftësitë organizative: Të jete një person shumë i organizuar dhe i aftë për të menaxhuar detyra dhe prioritete të shumta në të njëjtën kohë;​
  • Menaxhimi i kohës: Të jetë në gjendje të menaxhojë kohën e tij në mënyrë efektive për të përmbushur afatet, për t'i dhënë përparësi detyrave;​
  • Përshtatshmëria: Aftësia për t'u përshtatur me ndryshimin e prioriteteve, për të menaxhuar situata të papritura dhe për të marrë përsipër detyra të reja;​
  • Konfidencialiteti: Të jetë një person i matur dhe të ruajë konfidencialitetin në lidhje me informacionet sensitive të kompanisë dhe zyrës së CEO-s;​
  • Zgjidhja e Problemeve: Proaktiv në identifikimin e çështjeve dhe gjetjen e zgjidhjeve.​

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun:

https://balfindevelopment.zohorecru...sistente-Ekzekutive-e-CEO-s?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 05/11/2024

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top