• Asistente Administrative e Shefit Ekzekutiv te Kuzhines

Gjiri Lalezit | Hamallaj
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
  2. spanjisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ASISTENTE ADMINISTRATIVE E SHEFIT EZEKUTIV TE KUZHINËS

Përmbledhje e Pozicionit të Punës:
Kjo pozitë mbështet Shefin Ekzekutiv të Kuzhinës në kryerjen e detyrave administrative dhe koordinuese, duke siguruar që proceset e brendshme të kuzhinës të jenë të strukturuara dhe që komunikimi midis Shefit Ekzekutiv, stafit dhe menaxhmentit të jetë i qartë dhe efikas.


Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mbështet shefin ekzekutiv në detyra të ndryshme administrative dhe organizative.
  • Koordinon oraret e stafit të kuzhinës dhe ndihmon në planifikimin e punës.
  • Përgatit dhe monitoron dokumentacionin e kuzhinës, përfshirë inventarin, porositë dhe listat e furnizimeve.
  • Siguron komunikimin efektiv midis stafit të kuzhinës dhe menaxhmentit.
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve ditore, javore ose mujore për aktivitetet dhe detyrat që lidhen me departamentin e kuzhinës.
  • Përgatit raportin mujor dhe javor të attendance për departamentin e Kuzhinës.
  • Të asistojë shefin ekzekutiv të kuzhinës në kthimin përgjigje të emaileve.
  • Të identifikojë, mbikëqyrë dhe të raportojë probleme të përditshme në operacionet e kuzhinës tek shefi ekzekutiv i kuzhinës.
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar rrjedhshmërinë e operacioneve.
  • Identifikon nevojat për furnizime dhe bën kërkesë tek departamenti përkatës në lidhje me to.
  • Ndihmon në koordinimin e operacioneve të përditshme nën udhëheqjen e shefit ekzekutiv.
  • Të ketë njohuri mbi standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
  • Kryen detyra shtesë dhe përgjegjësi të përcaktuara nga shefi ekzekutiv i kuzhinës sipas nevojës.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë në Hotelieri, Gastronomi, Gjuhë të huaja ose fusha të ngjashme.
  • Prioritet është të jetë në gjendje të komunikojë rrjedhshëm në anglisht dhe spanjisht me shefin ekzekutiv të kuzhinës. Gjuhët e tjera përbëjne avantazh.
  • 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme në mbështetje administrative ose koordinim operativ në një kuzhinë ose ambient hoteliere përbëjnë avantazh.
  • Njohuri bazë mbi proceset e kuzhinës dhe terminologjinë gastronomike.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi efektiv i kohës.
  • Përgatitja e attendance dhe detyrave të tjera të përcaktuara nga shefi ekzekutiv i kuzhinës.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi të mira për të punuar në ekip për të ndërtuar marrëdhënie profesionale pozitive.
  • Aftësi përdorimi të programeve kompjuterike (Excel, Word, Email) që ndihmojnë në menaxhimin e kuzhinës ose inventarit.
  • Të jetë në gjendje të menaxhojë informacion të ndjeshëm dhe të ruajë konfidencialitetin e tij.
  • Të tregojë disiplinë, respekt dhe profesionalizëm në marrëdhëniet me staf, shefin ekzekutiv i kuzhinës dhe menaxhmentin.
  • Aftësi për të punuar në një ambient dinamik.
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë një CV të plotë me detaje të arsimit dhe përvojës në adresën hrmeliadurres@melia.com. Ju lutemi vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Cel: +355 68 906 2529
 


Apply WhatsApp
Back
Top