• Arkitekt në Zbatim | Durrës

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani ndërtimi që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN sh.p.k. janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN Sh.p.k. çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. Kompania ndodhet me seli në Rr. “Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Shkalla A, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.

Pozicioni: Arkitekt në Zbatim
Vendndodhja: Durrës

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti i zbatimit duhet të ketë një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij. Kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve si dhe të materialeve.

Përgjegjësitë:
  • Studion dhe njihet me projektin e zbatimit, plan-sistemimet e përgjithshme, projektin e infrastrukturës, specifikimet teknike dhe të gjithë elementeve të tjerë të projektit;
  • Mban lidhje të vazhdueshme me projektuesit për koordinimin dhe zbatimin e projektit;
  • Studion dhe njihet me projektin e zhvilluar dhe specifikimet e tij;
  • Sigurohet që materialet e dhëna të jenë të plota dhe të gatshme për zbatim në raport me disiplinat e projektit;
  • Përgatit në kohë vizatimet, detajet dhe azhornimet sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit;
  • Përgatit vizatimet arkitekturore për t’i përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së projektit;
  • Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm;
  • Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
  • Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve ndërtimore dhe arkitekturore, bazuar në grafikun e përgjithshëm të punimeve;
  • Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
  • Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
  • Harton raporte progresive në lidhje me ecurinë, cilësinë dhe problematikave të zbatimit sipas grafikut të punimeve në kantier;
  • Dokumenton të gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin përkatës për azhornimet e projekteve;
  • Lexon projektet tip, plan-sistemimet e përgjithshme, planet e infrastrukturës sipas specifikimeve teknike dhe të gjithë elementeve të tjerë të projektit;
  • Njihet dhe zbaton procedurat e shoqërisë me nënkontraktorët, me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
  • Përpilon detajet ekzekutive të projektit të zbatimit, sipas kërkesave të kantierit;
  • Koordinon dhe dorëzon të dhënat e nevojshme pranë departamentit të financës për punimet arkitekturore;
  • Menaxhon porositë e materialeve të rifiniturave në kantier sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve;
Kualifikimet:
  • Diplomë në Arkitekturë;
  • Eksperiencë pune mbi 5 vjet si arkitekt në zbatim;
  • Të ketë aftësi kreativite dhe organizuese;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup duke koordinuar punën me kolegët e tjerë;
  • Të ketë aftësi në konceptimin dhe përgatitjen e projektit duke përfshire planifikimin urban, dhe projektimin arkitekturor;
  • Të jetë i aftë të bëjë zbërthimin e detajeve arkitekturore dhe konstruktive në përputhje me specifikimet teknike dhe preventivat;
  • Të punojë i/e pavarur në projektim;
  • Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike për programet si: MC Office, AutoCad, Revit Architecture, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
  • Njohuri të mira të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;
  • Njohje e gjuhës angleze në nivel profesional.
Mënyra e aplikimit

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 07.05.2025.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top