• Arkitekt/e

Shqiperi
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Arkitekt/e.
Departamenti: Departamenti i Eksapansionit dhe Zhvillimit.
Vendodhja: Zyra Qëndrore, Tiranë.

Detyra dhe Përgjegjësi:
  • Konsultimi me profesionistë të tjerë në lidhje me hartimin e nje projekti;
  • Përgatitja dhe prezantimi i raporteve të vizibilitetit dhe propozime të projektimit për mbikëqyrësit;
  • Mbajtja brenda buxheteve financiare dhe afatet;
  • Prodhimi i punimeve të detajuara , vizatimet, preventivave dhe specifikimet;
  • Të plotesoje me detaje, rifinitura, plotësime të ndryshme sipas rastit dhe të ndjeke zbatimin duke supervizuar dhe duke u kujdesur për zbatimin korrekt të projekteve dhe preventivave;
  • Negocimi me kontraktorët dhe profesionistë të tjerë;
  • Përgatitjen e aplikacioneve për planifikimin dhe departamentet e kontrollit të ndërtimit;
  • Menaxhimi i projektit duke ndihmuar për të koordinuar punen e kontraktoreve;
  • Kontrollimi i një projekti nga fillimi ne fund; vizita të rregullta për të kontrolluar zhvillimet, duke siguruar që projekti po konkurron në kohe dhe në buxhet;
  • Zgjidhja e problemeve dhe çështjeve që lindin gjatë ndërtimit;
  • Të sigurohet që ndikimi mjedisor i projektit është menaxhuar.
  • Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori referuar nevojave të departamentit.

Kërkesat:
a.Edukimi: Diplomë Universitare në financë, Profili Arkitekturë.
b.Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme, preferohet mbi 3 vjet.
c.Kualifikime të tjera:
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike, të programit AutoCad, Sket up
  • Eksperiencë pune në një mjedis dinamik dhe të shpejtë me ekspozim të konsiderueshëm ndaj riskut
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office:
d.Aftesi të tjera:
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese.
  • Aftësi të shkëlqyera për planifikim dhe menaxhim të kohës.
  • Të jetë i fokusuar te detajet.
  • Proaktiv, i motivuar dhe entuziast.
  • Aftësi të mira negociuese dhe bashkëpunuese me furnitorët për të krijuar marrëveshjet më të mira.
  • Aftësi për manaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që mund të shfaqen.
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top