Arketar/e
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.
Kompania po kërkon për punonjës në pozicionin:
ARKETAR/E
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Kontrollon hartimin e faturave, llogarive apo marrjen e pagesave përkatëse.
- Garanton që çmimet e mallrave dhe shërbimeve që ofrohen të jenë të sakta.
- Sigurohet që konsumatorët të marrin shërbim të shpejtë dhe cilësor.
- Realizon raporte ditore, mujore, vjetore të punës së kryer në njësinë e vet të shërbimit sipas rregullave dhe procedurave.
- Jep informacione shtesë lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen kompania.
- Bashkëpunon me strukturat e tjera të kompanisë për marrjen e informacioneve të sakta të produkteve dhe shërbimeve që do të arketojë.
- Raporton te Drejtori Financës.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike apo në ndonjë Fakultet tjetër të ngjashëm.
- Të ketë mbi 2 vite përvojë pune në këtë pozicion.
- Të ketë njohuri shumë të programit “Alpha Bussines’’.
- Të zotrojë “Paketën Office’’
- Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 30.03.2021 në adresën email: hr@kodraediellit.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply