• Akademia Nexus · Drejtësi & Financë Trajnim Profesional 3-Mujor

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Tipi
  1. Kontabilitet | Finance
Akademia Nexus · Drejtësi & Financë
Trajnim Profesional 3-Mujor
Bulevardi "Bajram Curri", Shkolla Baletit, P2, Shk1, Kati 1 — Tiranë, Studio Ligjore Cenaj & Lazaj
Program për studentët e Fakultetit të Drejtësisë — qasje e integruar ligjore dhe financiare, nën drejtimin e ekspertëve me eksperiencë praktike.
  • NEXUS PARTNERS & CO.– studio shërbimesh ligjore dhe financiare, shpall hapjen e programit të trajnimit 3-mujor për studentët e Fakultetit të Drejtësisë.
Ky program ka për qëllim përgatitjen praktike të studentëve për tregun e punës dhe ofron një qasje të integruar ndërmjet fushës ligjore dhe asaj financiare. Trajnimi do të drejtohet nga ekspertë të fushave përkatëse dhe do të fokusohet në raste konkrete dhe praktika reale pune.

Përmbajtja e trajnimit përfshin:
  • Hartimin e kontratave të individualizuara punës dhe akteve të tjera ligjore;
  • Përgatitjen e aktit të themelimit dhe statutit të shoqërive tregtare;
  • Përditësimin me legjislacionin e kërkuar dhe hulumtimin ligjor në kanalet zyrtare;
  • Njohjen me arkitekturën e institucioneve publike në Shqipëri;
  • Hartimin e kërkesave gjyqësore në fushën civile dhe administrative;
  • Unifikimin e praktikave gjyqësore sipas jurispudencës së GjK dhe GJL;
  • Ndjekjen e procedurave për aplikime në QKB/QSH dhe institucionet përkatëse;
  • Procedurat për punësimin e stafit të huaj në Shqipëri;
  • Përgatitjen e dokumentacionit për leje qëndrimi dhe punësimi (zyrat e emigracionit).
[*]Trajnimi do të zhvillohet në një format praktik, me angazhim aktiv të pjesëmarrësve në çështje konkrete profesionale.

Në përfundim të programit, pjesëmarrësit do të pajisen me një dëshmi që konfirmon përfundimin e trajnimit profesional dhe liston aftësitë dhe kompetencat e fituara.

Tarifa e trajnimit: 30,000 Lekë

Aplikimi:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një kërkesë aplikimi dhe CV në adresën e mëposhtme: nexus.partners.coo@gmail.com, në what up -355 0696062917
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme.
 


Contact WhatsApp
Back
Top