• Shqiperi, ofrohet vend pune Area Manager!

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
E2 Partners Group, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar Area Manager!

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Kujdeset për monitorimin e çdo aspekti të lidhur me aktivitetin në rrjetin e dyqaneve të
kompanisë;
• Zhvillon dhe kujdeset për mbajtjen e proceseve të komunikimit me departamentet e tjera
në mënyrë që të zhvillojnë planet e marketingut, të cilat ndihmojnë për të përmbushur
objektivat e zonës që mbulon;
• Organizon punën sipas strukturave dhe procedurave në funksion të rezultatit;
• Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera të kompanisë, sipas nevojës për zgjidhjen
e problemeve të lidhura me pikat e shitjes;
• Kontrollon efektivitetin e personelit në pikat e shitjes; ndjek dhe kujdeset për trajnimin
dhe zhvillimin e stafit operacional;
• Është pjesëmarrës në hartimin e strategjive komerciale për rrjetin e dyqaneve;
• Identifikon në bashkëpunim me menaxherët e dyqaneve kandidatët potenciale dhe
shërben si promovues i rritjes së cilësisë ndaj shërbimit të klientit;
• Monitoron tregun dhe kryen analiza në mënyrë të vazhdueshme;
• Arrin objektiva të ndryshme të KPI-ve sipas performancës së dyqaneve;
• Menaxhon nivelin e stoqeve sipas buxhetit dhe merr vendimeve kyçe për kontrollin e tij;
• Bashkëpunon në faza ekspansioni në koordinim me menaxhimin e lartë

AFTËSI TË TJERA:

• Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (preferohet në profilin Menaxhim);
• Të ketë eksperiencë pune të ngjashme;
• Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (verbale dhe me shkrim);
• Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel, Poëer Point) Internet;
• Aftësi organizative dhe menaxheriale;
• Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
• Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të
shpejta;
• Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse; aftësi për të zgjidhur probleme kyç;


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al


Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top