• Tirane, ofroj vend pune PROPERTY MANAGER

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Dimension po kërkon të rekrutojë profesionistë të interesuar në pozicionin vakant PROPERTY MANAGER për një kompani të madhe në fushën e Real Estate dhe shërbimeve akomoduese në industrinë e turizmit.


DETYRAT E POZICIONIT
- Marrëdhëniet me qiramarrësit: Menaxheri i pronës është përgjegjës për komunikimin me qiramarrësit dhe për të siguruar që nevojat e tyre të plotësohen.
- Mirëmbajtja e pronës: Menaxheri i pronës duhet të mbikëqyrë detyrat rutinë të mirëmbajtjes si gjelbërimi, pastrimi dhe riparimet. Ai gjithashtu në bashkëpunim me grupet përkatëse duhet të planifikojnë riparime dhe rinovime të mëdha kur është e nevojshme;
- Menaxhimi financiar: Menaxheri i pronës duhet të krijojë dhe menaxhojë buxhetet për pronën, duke përfshirë ndjekjen e shpenzimeve dhe të ardhurave.
- Pajtueshmëria: Menaxheri i pronës duhet të sigurojë që prona të jetë në përputhje me të gjitha rregulloret lokale dhe shtetërore, si dhe mban marrëdhënie me institucionet vendore;
- Raportimi: Menaxheri i pronës duhet të komunikojë dhe raportojë në baza të rregullta, duke ofruar përditësime mbi statusin financiar dhe operacional të pronës dhe duke bërë rekomandime për përmirësime;
- Mban të dhëna për shërbimet e ofruara në këto njësi biznesi si pastrim, siguria e jashtme, dezinfektim, etj si dhe të tjera që mund të shtohen në të ardhmen dhe raporton tek menaxherët përkatës;
- Ka njohuri të mira për bizneset e suksesshme në treg, që mund të jenë potencialisht të përshtatshme për këto njësi biznesi;
- Monitoron dhe kujdeset që çdo biznes ose shërbim të respektojë subjektin e kontratave në fuqi, në çdo rast konstatimi duhet të ndërmarrë masat përkatëse duke respektuar procedurat, rregulloret dhe kontratat në fuqi;
- Koordinon me të gjithë palët e përfshira si: menaxherin e mirëmbajtjes, pastrimit, sigurisë, për zbatimin e procedurave dhe rregulloreve, për mirë operimin e njësive si dhe organizon takime javore dhe mujore me palët;
- Mbikëqyr rezultatet e operacioneve/ KPI-të kundër planit të biznesit dhe buxhetit;
- Përgatit planet vjetore të operimit;
- Punon ngushtë me departamentin e marketingut për rritjen e frekuentimit të këtyre njësive, dhe për fushata të ndryshme me marketing;
- Harton rregulla dhe procedura për funksionimin e njësive;
- Përgatit prezantime të ndryshme, dhe raporte mujore mbi performancën e njësive;
- Mban dhe përditëson të gjitha kontaktet e shërbimeve, qiramarrësve, palëve bashkëpunëtore që ndërlidhen me këto dy njësi;




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë e arsimit të lartë në fushën e biznesit.
Eksperienca: Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet në Real Estate
Aftësi:

  • I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin.
  • I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e kompanisë.
  • Të ketë aftësi shume të mira komunikimi dhe të punojë në grup.
  • Njohuri të mira kompjuterike, MS Office.
  • Aftësi organizuese dhe koordinuese.
  • Duhet të jetë i përkushtuar, pozitiv dhe punëtor.
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
  • Aftësi shume të mira ndërveprimi me departamente të tjera brenda shoqërisë.
  • Aftësi shume të mira ndërveprimi me departamente, njësi biznesi në shoqëritë e grupit.
  • Aftësi shume të mira ndërveprimi me partnerë dhe palë të treta.





Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR] me subjekt « Property Manager »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

 


Apply WhatsApp
Back
Top