• Tirane, ofroj vend pune Bojaxhi

Profesionisti_banner.jpg


Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Bojaxhi.

Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është përgatitja e sipërfaqeve të ndërtesave për lyerje, përgatitja e bojërave dhe materialeve që do të përdoren për lyerje, lyerjen dhe dekorimin e sipërfaqeve të ndryshme sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Të lexojë dokumentacionin teknik të kërkuar për të kryer detyrën e punës;
  • Të vlerësojë në objekt proçeset e nevojshme të punës sipas projektit;
  • Të llogarisë sipërfaqet për m2 sipas projektit dhe objektit ndërtimor;
  • Të planifikojë bazën materiale të nevojshme sipas projektit dhe objektit ndërtimor;
  • Të planifikojë mjetet e punës dhe pajisjet e nevojshme sipas projektit dhe objektit ndërtimor;
  • Të përzgjedhë dhe përgatitë bazën materiale sipas procesit të punës;
  • Të përzgjedhë mjetet e punës dhe pajisje sipas procesit të punës.
Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune e mëparshme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top