Tirane, ofroj vend pune Bojaxhi
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Bojaxhi
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Bojaxhi.
Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është përgatitja e sipërfaqeve të ndërtesave për lyerje, përgatitja e bojërave dhe materialeve që do të përdoren për lyerje, lyerjen dhe dekorimin e sipërfaqeve të ndryshme sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të lexojë dokumentacionin teknik të kërkuar për të kryer detyrën e punës;
- Të vlerësojë në objekt proçeset e nevojshme të punës sipas projektit;
- Të llogarisë sipërfaqet për m2 sipas projektit dhe objektit ndërtimor;
- Të planifikojë bazën materiale të nevojshme sipas projektit dhe objektit ndërtimor;
- Të planifikojë mjetet e punës dhe pajisjet e nevojshme sipas projektit dhe objektit ndërtimor;
- Të përzgjedhë dhe përgatitë bazën materiale sipas procesit të punës;
- Të përzgjedhë mjetet e punës dhe pajisje sipas procesit të punës.
- Përvojë pune e mëparshme;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
- Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
- Të jetë i aftë të punoj në ekip
- Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
- Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp