• Tirane, ofroj vend pune Finance Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group me një fokus më të drejtpërdrejtë në shitjen dhe marketimin e pasurive të patundshme dhe aseteve të ndryshme, duke ofruar edhe një ekspertizë të re në treg.

Pozicioni: Specialist Finance
Departamenti: Finance
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Puna e Financierit konsiston në ndjekjen dhe kryerjen e pagesave në kohë reale, në regjistrimin në kohë të të dhënave financiare në librat kontabël, në përpunimin e këtyre të dhënave dhe përgatitjen e situacioneve/raporteve ekonomike të cilat i shërbejnë manaxhimit për ndjekjen dhe marrjen e vendimeve në lidhje me mbarëvajtjen e kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Rregjistrimi i veprimeve financiare në programin NAV;
  • Rakordim furnitoresh, kryerja e pagesave brenda afateve dhe termave të kontratës si dhe mbajtja e kontakteve me furnitorët për pagesat e kryera;
  • Kryerja e pagesave online, dërgimi i transfertave në bankë si dhe plotësimi i të gjithë dokumentacionit shoqërues;
  • Mbulon mbledhjen e xhirove ditore dhe rakordon me përgjegjesit e pikave të shitjes;
  • Raportimi i arkëtimeve ditore për secilën qendër kostoje;
  • Rregjistrimi i transaksioneve bankare në sistemin kontabel jo më vone se 2 ditë kalendarike nga data e veprimit;
  • Përgatitja dhe dërgimi i raporteve javore të klientëve dhe furnitorëve;
  • Regjistrimet e arkës qëndrore të kompanisë dhe plotësimi i dosjes me dokumentacionin përkatës;
  • Raporti javor mbi ditaret e arkës dhe bankës së bashku me dokumentacionin mbështetës dhe kujdesja që të mos mungojnë dokumentat e nevojshëm;
  • Përgatitja e raportit “Cash Report Javor” konform standartit të Grupit Balfin;
  • Përgatitja e raporteve mujore të Cash Flow-t;
  • Rakordimi mujor me palët e lidhura;
  • Ndjekja dhe mbyllja e konfirmimeve të balancave vjetore;
  • Mbulimi i detyrave, funksioneve, si dhe realizimi i çdo detyre tjetër ngarkuar nga Drejtori i Financës ose Supervizori ;
  • Detyra të tjera që i caktohen;

Edukimit
: Të zotërojë diplomë universiteti në Degët Finance/Kontabilitet;

Kërkesa për pozicionin:

  • Të paktën 5 vite eksperiencë në këtë fushë;
  • Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervision;
  • Të ketë iniciative, komunikues, të punojë mirë në grup;
  • I orientuar për të ndjekur problemet duke i cuar drejt zgjidhjes përfundimtare;
  • Të zotërojë programin Navision si dhe të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;
  • Përdorues shumë i mirë i paketës office;
  • Njohuri të avancuara të Excel;
  • Preferohet të ketë njohuri mbi platformat online banking;
  • E preferueshme njohja e gjuhës angleze;
  • Eksperiencë e mëparshme pune në kompani shërbimi/investimi/Real Estate është favorizuese;


Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr.balfinrealestate@balfinrealestate.al me subjekt BRE_1920

Afati i dorëzimit: 30/10/2020

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top