• Vlore, ofroj vend pune Recepsionist/e

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hoteleri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Tirana Resort,Hoteli me i Ri ne bregdetin e Rradhimes, kerkon te punesoje punonjes energjike dhe të përkushtuar ne pozicionin:

RECEPSIONIST/ E


  1. Qellimi i pergjithshem i pozicionit te punes
Te perfaqesoje me seriozitet dhe pergjegjshmeri te larte Hotelin, ne maksimumin e potencialit profesional per te arritur realizimin e pritahmerive te klienteve.


  1. Detyrat dhe pergjegjesite:


  1. Mikpritja e klienteve.
  2. Tregohet gjithnje i/e buzeqeshur ne komunikimin me klientin dhe kurre te mos tregoje shenja nervozizmi.
  3. Nderton raporte te mira me klientin dhe e ben ate te ndihet mire, pa hyre ne raporte personale por strikte profesionale dhe etike.
  4. Tregohet gjithmone i gatshem per çdo kerkese, te klientit.
  5. I sqaron klienteve tipologjite e dhomave te hotelit.
  6. Regjistron klientin duke e informuar per kushtet e akomodimit
  7. I pergjigjet kerkesave te ndryshme te klienteve
  8. Asiston ne rezervimin e dhomave dhe mban shenimet perkatese.
  9. Tregon perkushtimin maksimal ndaj kerkesave, nevojave te klientit.
  10. Njeh pozicionimin e dhomave, kategorine e dhomave dhe çmimet perkatese per çdo kategori dhomash.
  11. Zbaton me rigorozitet proçedurat per arketimin e shumave perkatese qe rrjedhin nga qendrimi i klientit.
  12. Kryen veprime financiare si: arketime ne cash apo karte debiti/krediti; perpilim faturash; futje ne fature e sherbimeve ekstra qe ka perdorur klienti; shkembim valute etj.
  13. Ben dhe dorezon, gjendjen e arkes ne fund te çdo turni dhe evidentimin ne bllokun perkates.
  14. Te jete ne dijeni te aktiviteteve, eventeve etj. qe zhvillohen ne hotel.
  15. Njeh proçedurat e emergjences dhe rregullat e sigurise dhe shendetit ne pune.
  16. Mban pergjegjesi per çdo gje qe lihet ne recepsion.
  17. Mban paster dhe me rregull vendin e punes ne recepsion. Nuk konsumon kafe, ushqim, dhe nuk mban pjata, gota etj. ne hapesirat e recepsionit. Keto mund te tolerohen vetem ne Back Office, por pastrimi i tyre personalisht prej punonjesit perkates eshte i detyrueshem.
  18. Komunikon me Departamentin e Pastrimit per mberritjet e reja dhe per largimet nga hoteli.
  19. Komunikon me departamentet e tjera per zgjidhjen me efikasitet te problemeve, ankesave, kerkesave te bera nga klienti.
  20. Orienton Bell Boy qe t’i sherbeje klientit.
  21. Pergjigjet ne telefon si per telefonatat e ardhura nga jashte hotelit, ashtu edhe per ato te brendshme.
  22. Siguron qe me kerkese te klientit, te behet transporti per dhe nga aeroporti.
  23. Njeh perdorimin e pajisjeve qe gjenden ne recepsion.
  24. Ka pergjegjesi direkte per ndriçimin e hollit dhe muziken ne holl, qe nuk duhet te nderpritet apo te mos jete ndezur ne kohen e duhur.

Kerkesat:

  • Mosha mbi 21 Vjeç.
  • Anglishtja e domosdoshme; nje gjuhe tjeter perben avantazh;
  • Te jete i/e komunikueshem/e;
  • Eksperience e ngjashme perben avantazh.

Pagasa mjaft e kenaqshme, ofrohet akomodim dhe ushqim!

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e stafit tonë dërgoni CV tuaj me foto në adresën e email: a.karteri@gmail.com

Aplikantët që përmbushin kërkesat tona bazë do të njoftohen për zhvillimin e intervistës së punës.

Tirana Resort

Cel. : +355 69 425 6666
 


Apply WhatsApp
Back
Top