• Tirane, ofroj vend pune Administrator

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PËR PUNËSIM

Drejtoria e Q.S.U.”Nënë Tereza”, njofton shpalljen e 1 (një) vendi vakantnë pozicionin “Administrator Spitalor” pranë Poleve të Administrimittë Integruar në Q.S.U.”Nënë Tereza”.

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentacionin përkatës qëkonfirmon plotësimin e kritereve si më poshtë:

Kritere të përgjithshme:

Edukimi:

  • Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë, nivelin Master Shkencor.Preferohen degët për administrim spitalor.
  • Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohurparaprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave,sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (preferohet gjuha Angleze)
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.

Përvoja:

Të ketë jo më pak se 2 (dy) vite përvojë pune në pozicione tëngjashëm apo në shërbime shëndetësore.

Njohuri dhe aftësi:

  • Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative.
  • Të jetë i aftë të përmbushë në kohë dhe korrektësi objektivat evendosura nga Institucioni.
  • Të jetë i komunikueshëm dhe të punojë në grup.
  • Të ketë aftësi shumë të mira të menaxhimit të konfliktit.
  • Të ketë aftësi koordinuese.
  • Të jetë i aftë të drejtojë dhe të vlerësojë punën e stafit nënvarësi.

Aplikimet pranohen nga data 10.04.2018 deri më datë 24.04.2018.

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikunnë Drejtorinë e QSUT.

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre)mujore.
 
Back
Top