Tirane, ofroj vend pune Administrator
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PËR PUNËSIM
Drejtoria e Q.S.U.”Nënë Tereza”, njofton shpalljen e 1 (një) vendi vakantnë pozicionin “Administrator Spitalor” pranë Poleve të Administrimittë Integruar në Q.S.U.”Nënë Tereza”.
Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentacionin përkatës qëkonfirmon plotësimin e kritereve si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
Edukimi:
- Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë, nivelin Master Shkencor.Preferohen degët për administrim spitalor.
- Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohurparaprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave,sipas legjislacionit në fuqi.
- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (preferohet gjuha Angleze)
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
Përvoja:
Të ketë jo më pak se 2 (dy) vite përvojë pune në pozicione tëngjashëm apo në shërbime shëndetësore.
Njohuri dhe aftësi:
- Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative.
- Të jetë i aftë të përmbushë në kohë dhe korrektësi objektivat evendosura nga Institucioni.
- Të jetë i komunikueshëm dhe të punojë në grup.
- Të ketë aftësi shumë të mira të menaxhimit të konfliktit.
- Të ketë aftësi koordinuese.
- Të jetë i aftë të drejtojë dhe të vlerësojë punën e stafit nënvarësi.
Aplikimet pranohen nga data 10.04.2018 deri më datë 24.04.2018.
Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikunnë Drejtorinë e QSUT.
Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre)mujore.