• Ofrohet Vend pune Shef Kuzhine

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kuzhinier/e & ndihmes
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
R2fgPAgAAAABJRU5ErkJgggA=


Përshkrimi

Hotel Adriatik , resorti me 5 yje, ne Plazh, pjese e Luxury Group kerkon te punesoje punonjes energjike dhe të përkushtuar ne pozicionin :.

SHEF KUZHINE


  • Të ketë përvojë në guzhinën ndërkombëtare;

  • Trajnon, zhvillon, motivon stafine guzhinës, për të arritur standardet e vendosura;
  • Mëson përgatitjen e pjatave duke ndjekur receta të prapërgatitura;
  • Tregon tipare lidershipi duke krijuar një ambient pune pozitiv, dhe duke këshilluar punonjësit;
  • Duhet të drejtojë për veprimet e përditshme të guzhinës;
  • Të vendosë standarde performance dhe t’i monitorojë ato
  • Duhet të demonstrojë vendimmarrje të zgjuar financiare, ndershmëri, integritet dhe të udhëheqë me shembullin e tij personal;
  • I delegon vartësve kompetenca sipas nevojës, me qëllim që ata të marrin përgjegjësi për të arritur objektivat;
  • Merr pjesë aktive në përgatitjen e menusë dhe përditësimin e saj;
  • Vendos sesi pjata duhet prezantuar dhe dekoruar;
  • Siguron përmbajtjen ndaj kërkesave higjeno- sanitare;
  • I përgatit ushqimet sipas temperaturave të përshtatshme;
  • Siguron që pajisjet në guzhinë të jenë në gjendje pune, në vendin e tyre dhe të pastra;
  • Koordinon me departamentin e blerjes kërkesat për lëndë të para për gatimin;
  • Siguron paraqitjen dhe pastërtinë e stafit të tij;
  • Siguron që lëndët e para të ruhen në vendet e përcaktuara dhe në temperatura optimale;
  • Ndërvepron me klientët për të marra nga ata impresione mbi cilësinë, prezantimin e ushqimit dhe shërbimin e dhënë;
  • Zgjidh problemet dhe ankesat e klientit;
  • Zbaton dhe siguron gjitha rregullat mbi sigurinë në punë;
  • Harton raporte mujore mbi kostot dhe buxhetin;
  • Në mënyrë të vazhdueshme verifikon paraqitjen e pjatave para se ato t’i serviren klientit.

Pagë konkurruese dhe bonuse sipas rezultateve në punë

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e stafit të hotel “Adriatik” dërgoni një cv me foto në adresën e email: humanresources@adriatikhotel.com

Ose paraqituni personalisht në hotel, ku në recepsion do gjeni një formular aplikimi që mund ta plotësoni;

Ose shkarkoni online formularin e aplikimit për punë.

Aplikantët që përmbushin kërkesat tona bazë do të njoftohen për zhvillimin e intervistës së punës.
Duke ju falenderuar për aplikimin tuaj!
Për më shumë informacion mbi hotel Adriatik vizitoni faqen: www. Adriatikhotel.com
Cel:0355693414777
 

Attachments

  • Formular aplikim pune hotel Adriatik.doc
    39 KB · Views: 73


Apply
Back
Top