Ofrohet Vend pune Shef Kuzhine
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
Hotel Adriatik , resorti me 5 yje, ne Plazh, pjese e Luxury Group kerkon te punesoje punonjes energjike dhe të përkushtuar ne pozicionin :.
SHEF KUZHINE
- Të ketë përvojë në guzhinën ndërkombëtare;
- Trajnon, zhvillon, motivon stafine guzhinës, për të arritur standardet e vendosura;
- Mëson përgatitjen e pjatave duke ndjekur receta të prapërgatitura;
- Tregon tipare lidershipi duke krijuar një ambient pune pozitiv, dhe duke këshilluar punonjësit;
- Duhet të drejtojë për veprimet e përditshme të guzhinës;
- Të vendosë standarde performance dhe t’i monitorojë ato
- Duhet të demonstrojë vendimmarrje të zgjuar financiare, ndershmëri, integritet dhe të udhëheqë me shembullin e tij personal;
- I delegon vartësve kompetenca sipas nevojës, me qëllim që ata të marrin përgjegjësi për të arritur objektivat;
- Merr pjesë aktive në përgatitjen e menusë dhe përditësimin e saj;
- Vendos sesi pjata duhet prezantuar dhe dekoruar;
- Siguron përmbajtjen ndaj kërkesave higjeno- sanitare;
- I përgatit ushqimet sipas temperaturave të përshtatshme;
- Siguron që pajisjet në guzhinë të jenë në gjendje pune, në vendin e tyre dhe të pastra;
- Koordinon me departamentin e blerjes kërkesat për lëndë të para për gatimin;
- Siguron paraqitjen dhe pastërtinë e stafit të tij;
- Siguron që lëndët e para të ruhen në vendet e përcaktuara dhe në temperatura optimale;
- Ndërvepron me klientët për të marra nga ata impresione mbi cilësinë, prezantimin e ushqimit dhe shërbimin e dhënë;
- Zgjidh problemet dhe ankesat e klientit;
- Zbaton dhe siguron gjitha rregullat mbi sigurinë në punë;
- Harton raporte mujore mbi kostot dhe buxhetin;
- Në mënyrë të vazhdueshme verifikon paraqitjen e pjatave para se ato t’i serviren klientit.
Pagë konkurruese dhe bonuse sipas rezultateve në punë
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e stafit të hotel “Adriatik” dërgoni një cv me foto në adresën e email: humanresources@adriatikhotel.com
Ose paraqituni personalisht në hotel, ku në recepsion do gjeni një formular aplikimi që mund ta plotësoni;
Ose shkarkoni online formularin e aplikimit për punë.
Aplikantët që përmbushin kërkesat tona bazë do të njoftohen për zhvillimin e intervistës së punës.
Duke ju falenderuar për aplikimin tuaj!
Për më shumë informacion mbi hotel Adriatik vizitoni faqen: www. Adriatikhotel.com
Cel:0355693414777
Attachments
Apply WhatsApp