Xhaferraj Alumin shpk ofron vend pune ne pozicionin: MENAXHER
- Tirane
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
Përshkrimi
Pozicioni i punes është i lidhur mes punës në zyrë dhe asaj në terren, me përgatitjen e fushatave të ndryshme dhe kontaktimin me kompanitë te ndryshme, analizën e raporteve mbi ecurinë e produktit, mbikqyrjen e shpërndarjes, etj.Detyrat
- Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
- Raporte per zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
- Përgatit plane veprimi për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyren e përqasjes së kontakteve të reja;
- Menaxhon produktet ekzistuese dhe krijon bazat për produktet e reja;
- Propozon oferta të personalizuara për klientët;
- Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat;
- Kryen analiza të ndryshme strategjike shitjeje, kërkime tregu dhe konsumatore për të analizuar performancën e markës;
- Përgatit plane për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë;
- Raporton tek Drejtorët e Shitjeve / Eprorët;
- Mbron vlerat e organizatës duke e mbajtur informacion konfidencial.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
- Studimet pasuniversitare në fushën e menaxhimit/marketingut përbëjnë avantazh;
- Eksperience pune ne fushen e menaxhimit, shitje/marketing;
- Aftësi analitike si në kërkim tregu, parashikim dhe menaxhim të zinxhirit të furnizimit;
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planikuese, projektuese dhe komunikuese.
Shënime
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: xhaferrajalumin@gmail.com me subject: Menaxher, brenda dates 10.06.2024.Ne ofrojmë:
- Pagë motivuese dhe konkuruese në treg;
- Atmosferë miqësore dhe dinamike;
- Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me kondencialitet të lartë.
Apply