• Vlore, shitet apartament 2+1+Ballkon Kati 2, 117 m² 362.000 € (Lungomare)

Vlore
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
117 m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati 2
Cmimi Euro
362000
Ky apartament 2+1 i ndodhur në një nga zonat më të kërkuara ne qytetin e Vlores pranë Lungomare, ofron një mundësi fantastike për ata që kërkojnë një shtëpi të re, me pamje të mrekullueshme ballore nga deti. Apartamenti është i pa mobiluar, duke ju ofruar mundësinë ta arredoni sipas shijes suaj.

Një prej veçorive më të spikatura është pamja panoramike nga deti që shfaqet nga salloni dhe të dyja dhomat e gjumit , të gjitha me dalje në ballkon. Tavani i varur krijon një hapësirë të pastër dhe të modernizuar, duke i dhënë apartamentit një atmosferë të ndriçuar dhe elegante.

Apartamenti ka gjithsej 2 banjo, të cilat janë totalisht të përfunduara dhe të pajisura me pajisje incaso, që sigurojnë komoditet dhe funksionalitet të lartë.

Per dyert dhe dritaret janë perdorur materialet më cilësore në treg, me dopio xham dhe sistem termik (s560), që sigurojnë izolim të shkëlqyer ndaj zhurmës dhe kushteve klimatike, duke ofruar një ambient të ngrohtë dhe të qetë gjatë gjithë vitit.

Ne dysheme eshte perdorur nje pllake uniforme per te gjithe apartamentin me përmasa 120x120 cm, e cila krijon një pamje të pastër dhe të sofistikuar në të gjithë hapësirën.

Një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë një apartament me pozicion të shkëlqyer, komod dhe modern, i gatshëm për t'u transformuar në shtëpinë e ëndrrave tuaja.

Cel. : 069 441 1311
 


WhatsApp
Back
Top