Vlore, ofroj vend pune Teknik Hidraulik
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Hidraulik
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.
Pozicioni: Teknik Hidraulik
Departamenti: Aseteve & Shërbimeve
Vendndodhja: Palasë, Vlorë (Green Coast Resort & Residences)
Përmbledhja e Pozicionit:.
Tekniku i profilit -Hidraulik- është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve Hidraulike , (në impiantin e filtrimit të ujit, linjat e furnizimit , sistemin KUZ, panelet diellore, hidrantë, Impiantet e vaditjes, pishinave , ITUN , elektropompave, etj.) si dhe monitoron/kontrollon mbarëvajtjen e sistemit duke raportuar për gjendjen teknike tek Supervizori Teknik ne mungesë të tij, tek Menaxheri i Mirembajtjes.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt Teknik Hidraulik .
Afati i dorëzimit: 20/03/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Është përgjegjës për shërbimet e të gjitha proceseve hidraulike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve.
- Kryen punimet hidraulike në rastet e nevojshme apo emergjente.
- Monitoron furnizimin dhe konstaton ndërprerjen e furnizimit me ujë duke raportuar të Supervizori teknik/Menaxheri i mirëmbajtjes.
- Merr masa të menjëhershme dhe lajmëron supervizorin përkatës në mungesë të këtij të fundit, njofton menaxherin e mirëmbajtjes kur vëren ndërhyrje në rrjetin e furnizimit me ujë nga persona të paautorizuar.
- Kujdeset për depot e furnizimi me ujë dhe raporton për problematikat që lidhen me sigurinë.
- Zbaton me rigorozitet rregulloren e sigurimit teknik.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga Supervizorët dhe Menaxheri i Departamentit.
- Te ketë diplomë të shkollës së mesme profesionale apo certifikatë për sistemet hidraulike.
- Të njohë mirë sistemet hidraulike dhe mënyrën e funksionimit të tyre.
- Të ketë njohuri rreth sistemeve të tjera mekanike dhe hidraulike.
- Të jetë i aftë të operojë dhe t’i japë zgjidhje problemeve dhe defekteve të ndryshme hidraulike.
- Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune.
- Të ketë eksperiencë pune në profile të ngjashme zbatimi;
- Njohuri shumë të mira të elementeve bazë të sistemit hidraulik;
- Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik;
- Aftësi kompetente në instalimet hidraulike, në kontroll dhe mirëmbajtje rrjeti;
- Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale.

Apply