• Vlore, ofroj vend pune Inxhinier Zbatimi Brigade

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


Pozicioni: Inxhinier Zbatimi Brigade
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë


Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i zbatimit i brigadës zbaton direktivat e drejtuesit të kantierit dhe kontrollon punimet e brigadës në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, dhe kushteve të sigurisë & shëndetit në punë.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore.
Inxhinieri i zbatimit kryen:
• Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë;
• Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm;
• Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
• Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor te brigadës, si procesverbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.;
• Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
• Të kontrollojë brigadën dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
• Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
• Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
• Njohja e punimeve te rifiniturave dhe detajeve te zbatimit
• Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;
• Kontrollin dhe dorëzimin e punimeve të zbatimit te realizuara nga brigada, tek inxhinieri i kantierit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta;
• Përgatitjen e snag-listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
• Zbatimin me rigorozitet të kontratave të furnizimit dhe te sipërmarrjes;
• Zbatimin me rigorozitet të rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
• Kontrollin e cilësisë dhe testimin e materialeve qe furnizohen për brigadën Mane TCI;
• Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorë tanë;
• Përgatitjen me bazë tre mujore të materialeve që duhet të furnizohen për punimet që realizon brigada;
• Fillimin dhe ndjekjen e procesit të prokurimit për blerjen e të gjitha materialeve që do të furnizohen për brigadën;
• Përgatitjen e draft kontratës për furnizimin e materialeve;
• Kontrollin e magazinës dhe marrjen e nevojave për furnizim me materiale nga inxhinieret e kantierit;
• Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
• Organizimin dhe koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, specialiste, punëtorë) për punime në kantier;
• Bashkëpunon me burimet njerëzore, përgatit dhe firmos të gjithë dokumentacion mujor që lidhet me brigadat bazë dhe ato me normë;
• Bashkëpunon me HSE për zbatimin e rregullave të sigurisë në punë dhe sigurohet që të gjithë punëtorët të jenë të pajisur me veshjet personale të punës;
• Udhëheq punimet, planifikon frontet e punës për procese për brigadën dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinon programin e punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
• Mirë-administron dhe evidenton nevojat për materiale, makineri dhe të fuqi punëtore;
• Përgatit raporte ditore, javore me problematikat dhe ecurinë përkatëse;
• Kryen kontroll periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
• Me inxhinierin preventivues përgatit dhe certifikon librezën e masave dhe situacionin e punimeve te brigadës;
• Përgatit analiza çmimesh së bashku me inxhinierin preventivues për punime qe realizon brigada;
• Kryen identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
• Organizon grupin e punës për të plotësuar kërkesat;
• Ndjek nga afër ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të gjitha fazave të punimeve;
• Ndan detyrat, organizon grupet e punës dhe udhëzon teknikët e brigadës mbi detyrat ditore;
• Është përgjegjës për performancën e brigadës ne tërësi;
• Kujdeset që çdo punonjës të jetë i pajisur me veshjet e punës dhe në frontin ku angazhohet;
• Sigurohet që vendi i punës ku do punojnë punëtorët plotëson kriteret për sigurinë në punë dhe mban procesverbale për punimet me rrezikshmëri të lartë. Merr masa që puna të zhvillohet në kushte normale;
• Kujdeset qe baza materiale të mos shpërdorohet dhe te konsumohet sipas normave të përcaktuara në skedën teknike;
• Kontrollon zbatimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, udhëzimet e inxhinierit dhe kushtet teknike te zbatimit (KTZ);
• Informon drejtorin e kantierit dhe inxhinierin e kantierit për ecurinë e punës, për problematikat e ditës, defektet që mund të dallojë si dhe jep mendim për përmirësime;
• Kontrollon ditarin e objektit, kohëshënuesin e punëtorëve të brigadës dhe frontet ku kane qenë të angazhuar;
• Përgatit proces-verbalet e punimeve të ndryshme ndërtimore;
• Koordinon punën me inxhinierin e kantierit në fronte të ndryshme pune në kantier për të garantuar vazhdimësinë e punimeve;
• Kryen kontrollin e materialeve, sasinë që vjen dhe vendosjen e tyre; • Informon vazhdimisht drejtorin e kantierit si në zyrë edhe në terren;
• Kryen detyra të tjera që i ngarkohen.


Edukimi: Të zotëroje diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.


Kualifikime të tjera:
• Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
• Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
• Aftësi për të menaxhuar burimet njerëzore të brigadës;
• Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
• Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
• Të njohë principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.);
• Te ketë jo me pak se 5 vjet eksperiencë pune në punime civile (konstruksion & rifinitura).

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link https://manetci.zohorecruit.eu/jobs...13/Inxhinier-ZbatimiBrigade?source=CareerSite

Afati i dorëzimit: 30.07.2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top