• Vlore, ofroj vend pune Asistent/e projekti

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
AULEDA – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal

Vlorë, Shqipëri

Pozicioni i kërkuar: Asistent/e projekti

Lloji: Me kohë të plotë

Vendodhja: Vlorë

Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë, në kuadër të implementimit të projekteve të reja, kërkon të zgjerojë stafin me një “Asistent/e projekti me kohë të plotë” dhe fton të gjithë personat e interesuar të dërgojnë aplikimet e tyre.

Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë, është një organizatë joqeveritare e cila operon në territor prej vitit 2003. Misioni i organizatës është të ofrojë shërbime dhe realizojë iniciativa dhe projekte për zhvillimin social, ekonomik, kulturor dhe zhvillimin ambiental të qarkut të Vlorës, por jo vetëm.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE
  • Të asistojë/lehtësojë projektet dhe të mbaj komunikim aktiv të brendshëm dhe me partnerët/donatorët e jashtëm për të siguruar zbatimin në kohë të projekteve (përfshirë projektet e financuara nga BE);
  • Përgatitja e logjistikës për aktivitetet e projektit/takimet/ trajnime/ workshope;
  • Të ofrojë ndihmë dhe bashkëpunoje me ekspertët gjatë aktiviteteve kërkimore dhe hartimit të dokumenteve të ndryshëm;
  • Asiston dhe punon ngushtësisht me menaxherin e projektit dhe stafin për realizimin e aktiviteteve të projekteve.
PROFILI KRYESOR I KANDIDATIT:

Kërkohet:
  • Diplomë universitare në fushën e shkencave sociale, ekonomisë, shkencave natyrore.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të forta organizative dhe aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Përdorues i pa varur i mjeteve dixhitale duke përfshirë përdorimin e programeve Word, Excel, PowerPoint.
APLIKIMI

Ju lutemi dërgoni një CV dhe një letër motivimi me email në adresën tonë auledavlore@gmail.com.

Procedura e përzgjedhjes:
  1. Përzgjedhja e parë bazuar në CV dhe letrën e motivimit.
  2. Intervistë.

Afati i dorëzimit të aplikimeve: 24 nëntor 2025, ora 16:00.

Emëroni subjektin në email si më poshtë:

“Aplikim_Asistent/e_Projekti_Emer_Mbiemer”

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

*Çdo aplikim i pa plotë i cili nuk përmban CV + Letër motivimi, nuk do të merret parasysh.

*Për çdo paqartësi mund të na drejtoheni përmes adresës sonë email auledavlore@gmail.com ose vizitoni faqen tonë web www.auleda.org.al
 


Apply
Back
Top