aic

  • Vlore, ofroj vend pune Administrator Residence

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
  2. Menaxhim Biznesi
  3. Sherbim | Reparime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
  • Pozicioni: Administrator i Rezidencës së Banimit
  • Shoqëria: AIC – Albanian Investment Construction SHPK
  • Vendndodhja: Vlorë
Shoqëria AIC SHPK, pjesë e sektorit të ndërtimit dhe investimeve prej vitit 2014, shpall të hapur pozicionin e Administratorit të Rezidencës së Banimit për kompleksin rezidencial “Sunset” në qytetin e Vlorës.

Përmbledhje e pozicionit

Administratori i Rezidencës është përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen e stafit dhe menaxhimin e përditshëm operacional të kompleksit rezidencial, duke përfshirë mirëmbajtjen teknike, pastërtinë, gjelbërimin, marrëdhëniet me banorët dhe ofruesit e shërbimeve. Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është sigurimi i funksionimit efikas, i rregullt dhe në përputhje me standardet e cilësisë dhe sigurisë të të gjithë objektit.

Detyrat dhe përgjegjësitë

· Drejton, organizon dhe mbikëqyr punën e stafit të rezidencës: sanitare, punonjës mirëmbajtjeje teknike dhe kujdesi për gjelbërimin.

· Harton dhe zbaton oraret e punës, detyrat ditore dhe kontrollon cilësinë e kryerjes së tyre sipas standardeve të kompanisë.

· Siguron funksionimin e përditshëm të ambienteve të përbashkëta si korridore, garazhe, shkallë, bodrume etj., përmes inspektimeve rutinë dhe ndërhyrjeve të nevojshme.

· Monitoron sistemet teknike si ndriçimi, furnizimi me ujë, kabina elektrike, ashensorët, dhe merr masa të menjëhershme në rast defektesh apo rreziku potencial.

· Administron dhe ndjek procesin e mbledhjes së kuotave mujore ose vjetore nga banorët për shërbimet e mirëmbajtjes, duke raportuar pagesat në mënyrë të saktë pranë Departamentit të Financës.

· Është përgjegjës për informimin dhe ndërveprimin me banorët lidhur me detyrimet financiare dhe çdo çështje tjetër që lidhet me mirëadministrimin e ambienteve të përbashkëta.

· Zgjidh në mënyrë të shpejtë dhe profesionale çdo ankesë apo kërkesë të banorëve, duke siguruar një komunikim të vazhdueshëm dhe etik.

· Koordinon punën me kompanitë e kontraktuara për shërbime të specializuara si: mirëmbajtja e ashensorëve, DDD, sistemi i alarmit zjarrfikës, siguria fizike e objektit etj.

· Kontrollon cilësinë e punës së nënkontraktorëve dhe siguron që ndërhyrjet të bëhen në kohë dhe pa shqetësuar banorët.

· Informon paraprakisht banorët për çdo ndërhyrje që mund të ndikojë në jetën e përditshme të komunitetit.

· Kujdeset që rregullorja e brendshme e rezidencës të zbatohet nga të gjithë: ndalim zhurmash në orare të caktuara, përdorimi korrekt i ambienteve të përbashkëta, mbajtja e kafshëve sipas rregullave, etj.

· Raporton rregullisht tek drejtuesit për ecurinë e rezidencës, problematikat e hasura, reagimet e banorëve, si dhe nevojat për përmirësime infrastrukturore apo organizative.

· Përfaqëson pikën e kontaktit me autoritetet publike në raste emergjente dhe ndjek zbatimin e protokolleve për situata si ndërprerje energjie, zjarr, rrjedhje gazi, etj.

· Propozon dhe ndjek projekte për përmirësimin e rezidencës në aspekte si ndriçimi, siguria, pastërtia apo funksionaliteti i ambienteve të përbashkëta.

· Të jetë fleksibël për të punuar jashtë orarit në raste emergjente ose nevoja të veçanta të objektit.

· Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga shoqëria për mbarëvajtjen dhe mirëmenaxhimin e rezidencës.

Kualifikimet/ Kërkesat për pozicionin:
  • Minimumi 3 vjet përvojë në menaxhimin e objekteve, me fokus në objektet e banimit.
  • Preferohet të ketë diplomë Bachelor.
  • Njohuri të thella të të gjitha rregullave lokale dhe shtetërore që lidhen me menaxhimin e pronës bashkëpronësisë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe ndërpersonale.
  • Aftësi të mira drejtuese dhe menaxhuese, me aftësi për të motivuar dhe mbikëqyrur stafin.
  • Aftësi të mira kompjuterike, veçanërisht në përdorimin e paketës Microsoft Office.
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze.
Për të aplikuar për këtë pozicion ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën e e-mailit: jonida.miraka@aic.al, brenda datës: 25/07/2025.

Cel. : 0686022415
 


Apply WhatsApp
Back
Top