• Vlore, ofrohet vend pune Teknik Pishinash në Green Coast Resort

Vlore
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Teknik Pishinash në Green Coast Resort and Residences
Departamenti: Asete dhe Shërbime
Vendndodhja: Green Coast Resort and Residences, Palasë

Përmbledhja e Pozicionit:
Tekniku i pishinave në departamentin e Aseteve dhe Shërbimeve në Green Coast Resort and Residences është përgjegjës për mirëmbajtjen e të gjitha pishinave nën menaxhimin e kompanisë sonë, sistemeve dhe pajisjeve të tyre përkatëse.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Testimi i pH të ujit të pishinës dhe niveleve të klorit;
  • Shtimi i acidit, klorit dhe kimikateve të tjera për të korrigjuar nivelin e pH;
  • Pastrimi i pishinës duke përdorur pajisje të autorizuara;
  • Zëvendësimi i poçave të dritave nën ujë;
  • Rregullimi i çarjeve ose rrjedhjeve në strukturën e pishinës;
  • Montimi dhe riparimi i tubacioneve dhe hidraulikeve për banjat dhe pishinat;
  • Mirëmbajtja dhe rregullimi i pajisjeve të pastrimit të pishinave;
  • Plotësimi i dokumentave dhe kërkesave të raportimit të shërbimit tek drejtuesi;
  • Mirëmbajtja e pajisjeve dhe niveleve të stokut kimik në depo.
Eksperiencat e punës:
  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vjet në profile të ngjashme zbatimi;
Aftësi të tjera:
  • Diplomë e arsimit të mesëm/ profesional.
  • Njohuri për metodat e duhura të pastrimit dhe mirëmbajtjes së pishinave;
  • Njohuri të gjera mbi kimikatet e pishinave dhe vetitë e tyre;
  • Njohuri mbi zdrukthtarin, hidrauliket, lyerjet dhe riparimet e pajisjeve;
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt: Teknik Pishinash në Green Coast Resort and Residences.

Afati i dorëzimit: 10/07/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top