Vlore, ofrohet vend pune Teknik Ndertimi
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Teknik
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Teknik Ndërtimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Vlora Marina, Vlore
Përmbledhja e Pozicionit: Tekniku i ndërtimit është përgjegjës për ndjekjen e vazhdueshme të ecurisë së punës në objekt. Duke u konsultuar dhe u udhëzuar nga inxhinieri i brigadës dhe inxhinieri i kantierit, qëndron i azhurnuar për fazat e projektit dhe ndjek me përpikmëri zbatimin e kushteve teknike në ndërtim.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Ndjek nga afër ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të gjitha fazave të punimeve;
- Ndan detyrat, organizon grupet e punës dhe udhëzon brigadierët e grupeve të punës mbi detyrat ditore;
- Është përgjegjës për performancën e brigadës në tërësi;
- Kujdeset që çdo punonjës të jetë i pajisur me veshjet e punës dhe frontin ku angazhohet;
- Verifikon vendin e punës ku do të punojnë punëtorët dhe mban procesverbale për punimet me rrezikshmëri të lartë. Merr masa që puna të zhvillohet në kushte normale;
- Kujdeset që baza materiale të mos shpërdorohet dhe të konsumohet sipas normave të përcaktuara në skedën teknike;
- Kontrollon zbatimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, udhëzimet e inxhinierit dhe kushtet teknike të zbatimit (KTZ);
- Informon inxhinierin e brigadës dhe inxhinierin e kantierit për ecurinë e punës, për problematikat e ditës, defektet që mund të dallojë, si dhe jep mendim për përmirësime;
- Mban ditarin e objektit, kohëshënuesin e punëtorëve të brigadës dhe frontet ku kanë qenë të angazhuar;
- Përcjell të dhënat tek inxhinieri i brigadës dhe inxhinieri preventivues për përgatitjen e librezës së masave;
- Përgatit procesverbalet e punimeve të ndryshme ndërtimore;
- Koordinon punën me inxhinierin e kantierit në fronte të ndryshme pune në kantier për të garantuar vazhdimësinë e punimeve;
- Koordinon me inxhinierin e brigadës për të përcaktuar prioritetet e ditës, si dhe ndan detyrat për punëtorët;
- Kryen kontrollin e materialeve, sasinë që vjen dhe vendosjen e tyre;
- Asiston vazhdimisht inxhinierin si në zyrë edhe në terren;
Edukimi: Të ketë përfunduar shkollën e mesme Teknike-Ndërtim.
Kualifikime të tjera:
Aplikanti duhet të zotërojë:
- Mbi 5 vite eksperiencë në zbatim projekti;
- Të lexojë projektet, të njohë dhe zbatojë KTZ;
- Aftësi të mira në kontroll, organizim, raportim;
- Të ketë dëshirë për të implementuar risi;
- Aftësi të mira komunikuese, verbale dhe me shkrim;
- Fleksibël për të punuar edhe me orë të zgjatura.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:
Afati i dorëzimit: 30/07/2025
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen
Apply WhatsApp