Vlore, ofrohet vend pune Specialist HSE (Health, Safety & Environment)
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA sh.a.”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në fushat e ndërtimeve detare, infrastrukturës, hidrocentraleve, ndërtimeve civile dhe industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, shoqëria është në kërkim të një: Specialist HSE (Health, Safety & Environment) në Qytetin e Vlorës.
Roli dhe Përgjegjësitë
Pagë shumë e mirë dhe kushte shumë të mira pune.
Shënim
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj
në adresën: [B]sekretaria@vega.al[/B] ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.
Roli dhe Përgjegjësitë
- Monitoron dhe siguron zbatimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë në kantier.
- Kontrollon respektimin e procedurave të HSE nga punonjësit dhe nënkontraktorët.
- Identifikon rreziqet në kantier dhe propozon masa parandaluese për minimizimin e tyre.
- Kryen inspektime të rregullta në kantier për të verifikuar kushtet e sigurisë.
- Organizon dhe zhvillon trajnime për sigurinë në punë për punonjësit.
- Raporton dhe dokumenton incidentet, aksidentet ose situatat e rrezikshme.
- Përgatit dhe mban dokumentacionin e nevojshëm sipas procedurave dhe standardeve HSE.
- Bashkëpunon me drejtuesit e kantierit për përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.
- Diplomë universitare në Inxhinieri, Siguri në Punë, Mjedis ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme në projekte ndërtimi.
- Njohuri të legjislacionit dhe standardeve për sigurinë dhe shëndetin në punë.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të jetë i pajisur me certifikatë profesionale në fushën HSE.
- Aftësi për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve në kantier.
- Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe raportimi.
- Gatishmëri për të punuar në terren dhe për të ndjekur aktivitetet e kantierit.
Pagë shumë e mirë dhe kushte shumë të mira pune.
Shënim
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj
në adresën: [B]sekretaria@vega.al[/B] ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.
Apply WhatsApp