Vlore, ofrohet vend pune Shitës në Dyqanin Vlorë
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shites/e | Kasier/e
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Kadiu Group është një nga grupet më të konsoliduara në sektorin automotive në Shqipëri, me 30 vite eksperiencë në ofrimin e zgjidhjeve të plota në sektorin e mobilitetit. Që prej vitit 1992, kompania ka ndërtuar reputacionin e saj mbi profesionalizmin, cilësinë dhe besueshmërinë, duke ofruar pjesë këmbimi origjinale për automjete, shërbime të autorizuara servisi, qiradhënie automjetesh dhe zgjidhje të integruara për individë dhe biznese. E orientuar drejt inovacionit, zhvillimit të vazhdueshëm dhe kënaqësisë së klientit, Kadiu Group mbetet një partner i besuar dhe një nga emrat lider në industrinë automotive në Shqipëri. Rrjeti përfshin një shtrirje prej rreth 35 dyqane dhe servise në Shqipëri dhe Kosovë.
Qëllimi i Pozicionit të Shitësit
Të ofrojë një shërbim profesional dhe cilësor ndaj klientëve, duke identifikuar saktë nevojat e tyre, rekomanduar dhe shitur pjesët e këmbimit dhe aksesorët e përshtatshëm, me synim rritjen e shitjeve, garantimin e kënaqësisë së klientit dhe kontribuimin në arritjen e objektivave tregtare të dyqanit, në përputhje me standardet dhe procedurat e Auto Kadiu.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
ose të kontaktojnë në Nr.Tel ose WhatsApp: +355 68 90 73 578
Qëllimi i Pozicionit të Shitësit
Të ofrojë një shërbim profesional dhe cilësor ndaj klientëve, duke identifikuar saktë nevojat e tyre, rekomanduar dhe shitur pjesët e këmbimit dhe aksesorët e përshtatshëm, me synim rritjen e shitjeve, garantimin e kënaqësisë së klientit dhe kontribuimin në arritjen e objektivave tregtare të dyqanit, në përputhje me standardet dhe procedurat e Auto Kadiu.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Ofron shërbim profesional dhe këshillim për klientët në përzgjedhjen e pjesëve të këmbimit dhe aksesorëve.
- Identifikon pjesët e nevojshme sipas markës, modelit dhe numrit të shasisë (VIN) të automjetit.
- Përgatit oferta, kryen shitjet dhe lëshon dokumentacionin përkatës sipas procedurave të kompanisë.
- Administron porositë e klientëve dhe ndjek realizimin e tyre.
- Kujdeset për ekspozimin, sistemimin dhe etiketimin e sakte të produkteve .
- Kontrollon disponueshmërinë e stokut dhe bashkëpunon me magazinën për furnizimin e produkteve.
- Informon klientët për produktet, çmimet, ofertat dhe politikat e garancisë.
- Kontribuon në arritjen e objektivave të shitjeve dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira me klientët.
- Respekton procedurat e kompanisë, rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin sipas udhëzimeve të eprorit.
- Arsim i mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh.
- Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientit përbën avantazh.
- Njohuri mbi pjesët e këmbimit dhe sistemet bazë të automjeteve përbëjnë avantazh.
- Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit, navigimit ne rrjet dhe programeve të shitjes.
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
- Orientim i lartë ndaj klientit dhe cilësisë së shërbimit.
- Aftësi për të identifikuar dhe rekomanduar produktin e duhur sipas nevojave të klientit.
- Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të arritur objektivat e shitjeve.
- Integritet, përgjegjshmëri dhe korrektësi.
ose të kontaktojnë në Nr.Tel ose WhatsApp: +355 68 90 73 578
Apply WhatsApp