Vlore, ofrohet vend pune Punonjës Social
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve.
Në kuadër të implementimit të projektit Addressing Systemic Gaps - Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqenies së fëmijëve, financuar nga Federal Ministry for Economic Cooperation and Development/ Ministria Gjermane per Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ,
SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për vendin e lire në pozicionin:
Kriteret e Kerkuara
Marrëdhënie të rregullta punësimi, mundësi për zhvillim personal dhe profesional.
Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 24.07.2023 në adresën hr@soskd.org.al dokumentat e mëposhtme:
- Curriculum Vitae;
- Letër interesi;
- Reference;
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
Në kuadër të implementimit të projektit Addressing Systemic Gaps - Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqenies së fëmijëve, financuar nga Federal Ministry for Economic Cooperation and Development/ Ministria Gjermane per Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ,
SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për vendin e lire në pozicionin:
Punonjës Social
Vendodhja e pozicionit: Vlorë.
Punonjësi Social është përgjegjës për administrimin individual të rasteve nëpërmjet qasjes së Menaxhimit të Rastit, duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet vulnerabël në projekt. Ai/Ajo kontribuon aktivisht në zhvillimin e komunitetit.Vendodhja e pozicionit: Vlorë.
Kriteret e Kerkuara
- Diplomë në punë sociale;
- Të paktën 2 vjet eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë;
- Njohuri mbi të drejtat e fëmijëve, legjislacionin vendas që lidhet me fëmijët dhe familjet në nevojë, fëmijët në kujdes alternativ dhe familjet foster.
- Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet ;
- Të ketë aftësi të planifikojë dhe realizojë trajnime për kujdestarët e familjeve
- Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup;
- Të ketë aftësi organizative dhe të menaxhimit efektiv të kohës
- Të ketë aftesi te mira komunikuese dhe ndërvepruese
- Të jetë i / e aftë të administrojë të dhënat mbi familjet
- Të zotërojë gjuhën angleze
- Të ketë deshmi per drejtim automjeti
- Punonjesi Social identifikon rastet e fëmijëve/familjeve që përmbushin kriteret e përfshirjes në projekt në Bashkinë përkatëse.
- Realizon vlerësimin e plotë të situatës së fëmijëve në ambjentin e tyre socio-familjar përmes takimeve direkte me palët e përfshira dhe metodave të punës sociale, në bashkëpunim të ngushtë më aktorë të strukturave lokale.
- Planifikon shërbimet dhe ndërhyrjet përmes hartimit të një plani zhvillimi të fëmijës/familjes
- Siguron shërbime apo ndërhyrje për fëmijët dhe kujdestarët e tyre në përputhje me nevojat e identifikuara.
- Koordinon ofrimin e shërbimeve për fëmijën/familjen në bashkëpunim të ngushtë me aktorë të tjerë dhe strukturat lokale.
- Ofron këshillim në përputhje me nevojat e familjes (këshillim orientues, këshillim suportues për të lehtësuar ngarkesat emocionale të familjes, ndërhyrje në situate krize duke u bazuar në këshillim intensiv).
- Dokumenton të gjitha hapat e nevojshëm në ofrimin e shërbimeve si pjese e dosjes së fëmijës/familjes.
- Propozon me shkrim (sa herë është e nevojshme) te koordinatori lokal dhe menaxheri i projektit nevojat për shërbime shtesë nga burime të tjera të jashtme.
- Raporton mbi progresin e arritur te Menaxheri Projektit në mënyrë sistematike.
- Ka përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijët nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
- Ka përgjegjësinë të raportojë menjeherë cdo dyshim, shqetësim, akuzë apo incident në lidhje me sigurinë e fëmijëve sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
- Ka pergjegjësinë të veprojë pa vonesë; vonesa në veprim mund të cojë fëmijën në rreziqe të metejshme;
- Përfshin njerëzit e duhur në kohën e duhur; raportimi duhet të bëhet në strukturat përkatëse të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e fëmijës dhe/ose grupin e mbrojtjes së fëmijëve në nivel kombëtar.
- Siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave dhe specifikave të rastit.
- Ka per detyre te veproje ne perputhje me Rregulloren per parandalimin dhe mbrojtjen ndaj ngacmimeve, shfrytezimit dhe abuzimeve seksuale.
- Duhet te promovoje dhe mbeshtese krijimin e nje kulture te te respektuarit, dinjitetit, besimit dhe pergjegjshmerise, e cila pengon zhvillimin e cdo lloj shkeljeje dhe abuzimi;
Marrëdhënie të rregullta punësimi, mundësi për zhvillim personal dhe profesional.
Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 24.07.2023 në adresën hr@soskd.org.al dokumentat e mëposhtme:
- Curriculum Vitae;
- Letër interesi;
- Reference;
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
Apply