• Vlore, ofrohet vend pune Perfaqesuese Rajonal Shitjesh

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Përfaqësues Rajonal Shitjesh për klientin e saj, i cili operon prej 25 vitesh në vend, në sektorin e tregëtisë dhe shpërndarjes së materialeve elektrike dhe ndriçimit.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Monitoron tregun, nevojat e klientëve dhe ofertat e konkurrentëve;
  • Kryen aktivitete shitjeje;
  • Bën propozime për modifikimin e politikave të çmimeve dhe politikave të biznesit nëse është e nevojshme për të arritur qëllimet strategjike;
  • Bashkëpunon në projektet e Marketingut të kompanisë (panaire, promovime, etj.);
  • Vlerëson tregun dhe raporton në lidhje me zhvillimet dhe ndryshimet e tij;
  • Raporton në mënyrë periodike tek drejtuesi i shitjeve.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Të ketë arsim të lartë;
  • Të jetë rezident në Fier ose Vlorë;
  • Përvojë të mëparshme pune si përfaqësues shitjesh;
  • Aftësi të mira negociuese, komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Të posedojë leje drejtimi dhe të ketë disponibilitet për të udhëtuar;
  • Njohja e gjuhës Angleze përbën avantazh;
  • Të jetë miqësor dhe energjik me fokus shërbimin ndaj klientit.
Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top