• Vlore, ofrohet vend pune Magazinier në “Green Coast Resort"

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime, shitje dhe marketing në fushën e Real Estate si dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Magazinier në “Green Coast Resort and Residences”
Departamenti: Asete dhe Shërbime
Vendndodhja: “Green Coast Resort and Residences”, Palasë, Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit:
Magazinieri përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe administrimin e vlerave materiale (materiale, mjete, pajisje) në inventar të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Merr në dorëzim materialet, mjetet dhe pajisjet e furnizimeve komfort dokumenteve dhe t’i pasqyroje ato në dokumentet përkatëse me saktësi dhe në kohë.
  • Verifikon sasitë dhe gjendjen fizike të materialeve të furnizimit dhe raporton çdo mangësi të vërejtur, duke përfshirë edhe mangësitë në dokumentacionin shoqërues.
  • Shpërndan dhe dorëzon materialet tek të tretët kundrejt dokumentacionit përkatës (libër llogarie, flete hyrje/ dalje etj.).
  • Organizon vendosjen, renditjen, magazinimin e materialeve për të siguruar ruajtjen e tyre në kushte sa më optimale dhe orientim të shpejtë brenda magazinës.
  • Përgjegjës për të kryer inventarizimin e njësisë që menaxhon sipas procedurës së kompanisë.
  • Dorëzon në financë dokumentacionin mujor brenda datës 5 të muajit pasardhës.
  • Kuadron me financën lëvizjet/ gjendjet mujore të magazinave deri në datën 10 të muajit pasardhës.
  • Raporton dhe përgatit proces-verbalet për materialet apo pajisjet e dëmtuara.
  • Bën propozime për rifreskimin e mjeteve apo pajisjeve.
  • Mirëmban dokumentacionin e magazinës që mbulon duke bërë dorëzimin e tij të plotë sipas rregullave në rast transferimi në kantiere të tjera.

Aftësi të tjera:

  • Të bashkepunojë me stafin për të gjitha detyrat.
  • Të jetë i/e etik-e në marrëdhënie me kolegët.

Kushtet e punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 20/05/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top