Vlore, ofrohet vend pune Inxhinier Ndërtimi – QA/QC
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA sh.a.”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në fushat e ndërtimeve detare, infrastrukturës, hidrocentraleve, ndërtimeve civile dhe industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, shoqëria është në kërkim të një: Inxhinier Ndërtimi – QA/QC në Qytetin e Vlorës.
Roli dhe Përgjegjësitë
Pagë shumë e mirë dhe kushte shumë të mira pune.
Shënim : Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.
Roli dhe Përgjegjësitë
- Kontrollon dhe monitoron cilësinë e punimeve në përputhje me projektin teknik, specifikimet dhe standardet përkatëse.
- Verifikon materialet e përdorura në kantier dhe siguron përputhshmërinë e tyre me specifikimet teknike dhe standardet e kërkuara.
- Kryen inspektime periodike në kantier për të siguruar cilësinë e punimeve të realizuara.
- Përgatit dhe mban dokumentacionin e kontrollit të cilësisë (raporte inspektimi, testime laboratorike, dokumentacion teknik).
- Ndjek dhe dokumenton testimet dhe kontrollet e materialeve dhe punimeve.
- Përgatit dhe verifikon preventivat, librezën e masave dhe volumet e punimeve të realizuara në kantier.
- Koordinon me inxhinierët e zbatimit dhe drejtuesit e kantierit për zgjidhjen e problematikave që lidhen me cilësinë dhe volumet e punimeve.
- Raporton rregullisht mbi ecurinë e kontrolleve dhe çdo moskonformitet të konstatuar në kantier.
- Siguron që punimet të realizohen në përputhje me standardet e cilësisë dhe procedurat e projektit.
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
- Minimumi 3 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme në projekte ndërtimi.
- Njohuri të mira të standardeve QA/QC dhe procedurave të kontrollit të cilësisë në ndërtim.
- Eksperiencë në përgatitjen e preventivave dhe librezave të masave.
- Njohuri të projekteve teknike dhe dokumentacionit të zbatimit.
- Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe raportimi.
- Njohuri të programeve bazë kompjuterike dhe dokumentacionit teknik.
- Gatishmëri për të punuar në terren dhe për të ndjekur proceset e kontrollit të cilësisë në kantier.
Pagë shumë e mirë dhe kushte shumë të mira pune.
Shënim : Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.
Apply WhatsApp