• Vlore, ofrohet vend pune Ekzekutiv Shitjesh HoReCa Vlore

CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:
Ekzekutiv Shitjesh HoReCa Vlore

Qëllimi i punës:


Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuar lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek klientët HoReCa dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.

Roli dhe përgjegjësitë:
  • Arrin objektivat mujore sasiore dhe cilësore për HoReCa.
  • Liston dhe mirëmban asortimentin sipas PicOS për ICF & ICNF.
  • Identifikon mundësi për rritje përmes aktivizimeve, eventeve dhe materialeve promocionale.
  • Negocion vendndodhjet më të mira të aseteve në pikën e shitjes.
  • Menaxhon dhe mirëmban asetet HoReCa sipas standardeve.
  • Zbaton rutinën ditore të vizitës HoReCa.
  • Raporton problematika të cilësisë dhe paketimit.
  • Zbaton politikat dhe procedurat e CCBS.
  • Njeh në mënyrë të thelluar portofolin HoReCa/OTGF të CCBS.
  • Monitoron aktivitetet e konkurrencës në HoReCa/OTGF dhe raporton.
  • Zbaton standardet RED dhe përdor të dhënat për negocim.
  • Vepron si pikë kontakti për eventet e marketingut ne HoReCa/OTGF.
  • Koordinon me Marketing për implementimin e eventeve.
  • Siguron disponueshmërinë e produktit për evente.
  • Monitoron eventet në terren dhe raporton progresin.
  • Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga eprori i drejtpërdrejtë, sipas nevojave të punës
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
  • Të ketë dëshirë të punojë në terren.
  • Leje drejtimi automjeti.
  • Të banojë në Vlorë, Fier ose zonat përreth.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar email në hr@cocacola.al ose duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) brenda datës 15/06/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top