Vlore, ofrohet vend pune Ekzekutiv Shitjesh HoReCa Vlore
Vlore
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Ekzekutiv Shitjesh HoReCa Vlore
Qëllimi i punës:
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuar lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek klientët HoReCa dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.
Roli dhe përgjegjësitë:
Viziton çdo klient HoReCa në zonën e tij sipas programit ditor.
Sigurohet që produkti të jetë i ekspozuar në mënyrë tërheqëse dhe sipas standarteve të kompanisë në restorante, hotele dhe kafene.
Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit tek klientët HoReCa dhe rekomandon furnizime të reja kur nevojitet.
Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon mundësi të reja biznesi në sektorin HoReCa.
Garanton vendosjen e materialeve promocionale në hapësirat e përcaktuara (menu, tavolina, zonat e dukshme të klientit).
Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës dhe Ekipin e Marketingut.
Shërben si pika e parë e kontaktit për realizimin e aktiviteteve të marketingut në ambientet HoReCa.
Koordinon me stafin e lokalit dhe Ekipin e Marketingut për të siguruar gatishmërinë e aktivitetit (hapësira, dukshmëria dhe standardet e dakorduara të realizimit).
Siguron disponueshmërinë e produktit dhe mbështet me logjistikën e fundit, kur kërkohet.
Monitoron realizimin e aktivitetit në terren, adreson çështjet që lindin dhe raporton progresin dhe problematikat ditore.
Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri/drejtori i drejtpërdrejtë
Aftësitë dhe kualifikimet:
Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
Të ketë dëshirë të punojë në terren.
Leje drejtimi automjeti.
Të banojë në Vlore ose zonat perreth.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar email në hr@cocacola.al ose duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) brenda datës 15/04/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.