• Vlore, ofrohet vend pune Agjent Shitje

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
me dhe pa eksperience
NJOFTIM PUNESIMI
Kompania "Nelt shpk, pjesë e “NELT Group”, njëra prej kompanive me të mëdha në Ballkan në fushën e distribucionit, menaxhon dhe shpërndan markat e disa prej kompanive më të mëdha multinacionale si Beiersdorf, JTI , Arcor, Alka, Friesland Campina, Kraš, Manner, Mutti, Trompenburg, Sebamed dhe Baby Food Factory.

Me punonjës të motivuar dhe procese efikase, kompania jonë synon të bëhet organizata lider në zinxhirin e furnizimit në Shqipëri.
Nelt shpk në kuadrin e zgjerimit dhe zhvillimit të kompanisë kërkon të punësojë në pozicionin:

Agjent Shitje per qytetin VLORE
Departamenti Komercial

DETYRAT:

  • Merr porositë tek klientët ekzistues në zonë dhe promovon produktet e kompanisë dhe kryen shitje direkte për këto produkte,
  • Shpërndarja e produkteve në zonën dhe klientët përkatës,
  • Të dorezojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumenteve të nevojshëm dhe të përfundojë transaksionin sipas rregullave në fuqi,
  • Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar cdo pikë,
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kerkesat e tyre,
KËRKESAT:
  • Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh),
  • Vendbanimi ne Vlore
  • Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar,
  • Të jetë i besueshëm,
  • Aftësi të mira komunikuese,
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti.
PERFITIMET QE TE PRESIN:
Pagë fikse neto: 70,000 Lekë
Bonus mujor target: 55,000 Lekë neto
, bazuar në performancë dhe objektiva

🗓 Fundjava pushim
Bonuse vjetore & kupona dhuratë
Aktivitete sportive & rekreative falas
Kontrolle shëndetësore falas

Dhurata për ngjarje të rëndësishme jetësore
Mundësi për zhvillim profesional

Ambient miqësor dhe mbështetës

SI TE APLIKONI?

Dergoni cv tuaj në:


Email: Hr.al@nelt.com
Ose kontaktoni ne WhatsApp ne numrat 355689008590


Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Nelt Sh.p.k.
Address: “Autostrada Tirane -Durres, Km. 24, ZK 1242,
Borake, Shijak, Durres, Shqiperi”
Web: www.nelt.com


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Nelt shpk sipas ligjit Nr. 9887 te miratuar nga Kuvendi i Republikes se Shqipërisë
për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe do te perdoren vetem per qellime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top