• Vlore, ofrohen vende pune Roje Objekti në Ndërtim

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Security | Polic | Ushtarak | Roje
Eksperienca
vetem me eksperience
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit.

Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Në kuadër të zgjerimit , kompania kërkon të punësojë individë të kualifikuar në pozicionin Roje Objekti në Ndërtim.


Vendodhja; Green Coast, Palasë

Koha e Punës; Me turne


Detyrat dhe Përgjegjësitë;


• Kontrolli i hyrje-daljeve të personave dhe mjeteve në kantier.

• Inspektimi i rregullt i perimetrit të kantierit.

• Mbajtja nën vëzhgim e pajisjeve dhe materialeve ndërtimore për të parandaluar vjedhje apo dëmtime.

• Raportimi i çdo aktiviteti të dyshimtë menjëherë përgjegjësit ose policisë në rast nevoje.

• Mbajtja e një raporti ditor me shkrim për çdo incident, vizitor, apo ndryshim të ndodhur gjatë turnit.

• Kujdesi për higjienën dhe rregullin në dhomën e rojës dhe ambientet rreth saj.

Kushtet e sigurisë dhe ambientit;


• Ambient pune i sigurt , dhomë e veçantë për rojen, me dritë, ngrohje/ ftohje dhe ajrim.

• Veshje pune e përshtatshme për terrenin.

• Pajisje për komunikim për raste emergjente.

• Ndriçim i mjaftueshëm në perimetrin e objektit, sidomos në oraret e natës.


Kushtet ligjore dhe mbështetëse:


• Kontratë pune sipas ligjit, me të drejta të plota si sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

• Trajnim bazë për sigurinë dhe menaxhimin e situatave në terren.

• Mbështetje nga drejtuesit në rast problemesh apo raportimesh të veçanta.



Kandidatët preferohen të jenë me banim në Vlorë.



Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e kontaktit; +355 68 405 2085

Cel. : +355 68 405 2085
 


Apply WhatsApp
Back
Top