• VLORE, MAGAZINIER

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e & ndihmes | Logjistik
Eksperienca
vetem me eksperience

Qëllimi i pozicionit


Magazinieri është përgjegjës për administrimin, organizimin dhe kontrollin e mallrave në magazinë, duke garantuar saktësinë e stokut, ruajtjen e produkteve sipas standardeve të kompanisë dhe shpërndarjen e tyre në kohë.


Detyrat kryesore

  • Pranon dhe kontrollon mallrat në hyrje sipas dokumentacionit shoqërues.
  • Sistemon dhe organizon produktet në magazinë sipas kategorive dhe vendndodhjes.
  • Përgatit dhe dorëzon porositë për klientët ose departamentet përkatëse.
  • Regjistron në sistem hyrjet, daljet dhe transferimet e mallrave.
  • Kryen kontrolle periodike të stokut dhe merr pjesë në inventarizimet e magazinës.
  • Verifikon saktësinë e dokumentacionit të magazinës dhe raporton çdo parregullsi.
  • Bashkëpunon me departamentet e shitjeve, logjistikës, financës dhe blerjeve.
  • Siguron ruajtjen e produkteve sipas standardeve dhe kushteve të përcaktuara.
  • Ndjek proceset e ngarkim-shkarkimit të mallrave.
  • Mban ambientet e magazinës të pastra, të organizuara dhe të sigurta.
  • Respekton procedurat e kompanisë dhe rregullat e sigurisë në punë.
  • Raporton çdo problem teknik ose operativ që ndikon në funksionimin e magazinës.

Kualifikimet e kërkuara

  • Arsim i lartë.
  • Eksperiencë në pozicion të ngjashëm (preferohet).
  • Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit dhe programeve të menaxhimit të stokut.
  • Aftësi për të punuar me dokumentacion magazinimi.

Aftësi personale

  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi.
  • Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në grup.
  • Menaxhim i mirë i kohës dhe prioriteteve.
  • Gatishmëri për punë fizike dhe në ambiente magazinimi.
📍 Vendndodhja: Brunes VLORE
💰 Page konkuruese


Mund te aplikoni duke
Dërguar CV në adresën hr@brunes.al
Dërguar CV në WhatsApp në numrin 0697070978.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top