• Vlore - Lungomare - Uji i Ftohte, shitet apartament 2+1+Ballkon Kati 1, 108 m² 412.000 € (Lungomare)

Vlore - Lungomare - Uji i Ftohte
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
108 m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati 1
Cmimi Euro
412000
Poseidon Residence, apartament 2+1 në shitje

Apartamenti ka sipërfaqe ruto prej 108.3 m2 dhe sipërfaqe neto 90.5 m2

Ndodhet në katin e I-rë të objektit

Organizohet në një ambient ndenjie dhe gatimi, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe dy ballkone

Apartamenti ka orientim perëndim dhe pamje nga deti

Sheshi i ndertimit ndodhet ne bulevardin Lungomare, me siperfaqe totale prej 6,094.23m², Vlorë.Sheshi i ndertimit ndodhet ne shetitoren Lungomare, ne qytetin e Vlores.

Pozicioni gjeografik I vendit ku do ndërtohet objekti karakterizohet nga një klimë mesdhetare me shumë diell, sidomos gjatë sezonit veror, duke ndikuar direkt në përzgjedhjen e materlaieve të fasadës dhe zgjidhjes arkitekturore.

Fasadat e objektit karakterizohen nga përdorimi I materialeve transparente të vetratave dhe fasades së xhamit, duke siguruar më shumë transparence me mjedisin e jashtëm. Dielli I tepërt I verës do të pengohet duke përdorur xham me factor të lartë diellëzimi Loë-E, si dhe hijezues vertikal.

Në faqet pa dritare është parashikuar veshje me sistem fasadë të ventiluar me strukturë metalike dhe panele kompozit te tipit alpolic të bardhë. Në fasadat e katit përdhe janë përdorur vetrata transparente, duke krijuar një hapesire me te madhe drite dhe shikueshmerie.

Ballkonet kanë parapet xhami transparent dhe përdorimi i hijezuesve të drurit i japin ambienteve të brendshme hapësirë dhe hijëzim në ditët e nxehta të verës. Përdorimi I disa elementeve të ndryshem në fasadë e bëjnë objektin të larmishëm në ngjyra e materiale

Cmimi i shitjes 3800 euro/m2

Totali 412000 euro

Cel. : +355 69 609 2993
 


Contact WhatsApp
Back
Top