• Vlore, kerkohet

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007)..

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Financier/e dyqani

Departmenti: Retail

Vendodhja: Vlorë


Qëllimi i Pozicionit: Financieri i dyqanit është përgjegjës për kontabilizimin e veprimeve të shitjes, regjistrimin e faturave të shitjes në sistemin NAV, rakordimin e arkave dhe veprimeve të tjera të kryera në përputhje me udhëzimet dhe kërkesat e departamentit të Financës në Zyrën Qëndrore.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Siguron regjistrimin e saktë të gjithë veprimeve që kanë të bëjnë me faturat e shitjeve në NAV/LOGIPOS në afatet dhe cilësinë e kërkuar;
  • Kryen veprimin kontabel për arkëtimin e xhiros ditore në sistemin NAV dhe kontrollon në mënyrë të përditshme mbylljet e kasave dhe rakordimin e CASH-it me regjistrimet në sistem;
  • Përgatit dhe kuadron Librin e shitjeve të Dyqanit përkatës si dhe regjistron faturat në NAV në kartelat përkatëse;
  • Mbikqyr dhe udhëzon kasieret e dyqanit për veprime që duhet të kryejnë në lidhje me mbylljet dhe rakordimin e kasave dhe Cash-it fizik si dhe për cdo detaj tjetër në lidhje me veprim tjeter qe kryhet ne kasen fiskale;
  • Të bëjë kontrollin e Transfertave të mbetura pezull që I perkasin dyqanit (Transferta ne hyrje dhe Dalje) dhe informon Menaxherin e Dyqanit përkates duke I dorëzuar dhe Listen e Transfertave pezull;
Kualifikimet:

  • Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Financë;
  • Minimum 2 vjet përvojë pune në kontabilitet/ financë;
  • Njohuri të sistemit Financa 5 dhe Navision;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
  • Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office (Word, Excel, Power Point);
  • Metodik dhe i organizuar, ndershmëri dhe integritet;
  • I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese;
NEPTUN ju ofron:
  • Trajnim i vazhdueshëm
  • Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  • Ambjent i shkëlqyer pune në dyqane moderne
  • Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre para datës 06/06/2024 në adresën [B]hr@neptun.al[/B] ose në numrin e kontaktit +355689000089

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top