• Vlore, kerkohet Teknik Ndërtimi

Venezuela
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


Pozicioni: Teknik Ndërtimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë


Përmbledhja e Pozicionit: Tekniku i ndërtimit është përgjegjës për ndjekjen e vazhdueshme të ecurisë së punës në objekt, duke u konsultuar dhe udhëzuar nga inxhinieri i brigadës dhe inxhinieri i kantierit, qëndron i azhurnuar për fazat e projektit dhe ndjek me përpikëri zbatimin e kushteve teknike në ndërtim.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Ndjek nga afër ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të gjitha fazave të punimeve;
• Ndan detyrat, organizon grupet e punës dhe udhëzon brigadierët e grupeve të punës mbi detyrat ditore;
• Është përgjegjës për performancën e brigadës në tërësi;
• Kujdeset që çdo punonjës të jetë i pajisur me veshjet e punës dhe frontin ku angazhohet;
• Verifikon vendin e punës ku do të punojnë punëtorët dhe mban proces-verbale për punimet me rrezikshmëri të lartë. Merr masa që puna të zhvillohet në kushte normale;
• Kujdeset që baza materiale të mos shpërdorohet dhe të konsumohet sipas normave të përcaktuara në skedën teknike;
• Kontrollon zbatimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, udhëzimet e inxhinierit dhe kushtet teknike te zbatimit (KTZ);
• Informon inxhinierin e brigadës dhe inxhinierin e kantierit për ecurinë e punës, për problematikat e ditës, defektet që mund të dallojë si dhe jep mendim për përmirësime;
• Mban ditarin e objektit, kohëshënuesin e punëtorëve të brigadës dhe frontet ku kanë qenë të angazhuar;
• Përcjell të dhënat tek inxhinieri i brigadës dhe inxhinieri preventivues për përgatitjen e librezës së masave;
• Përgatit proces-verbalet e punimeve të ndryshme ndërtimore;
• Koordinon punën me inxhinierin e kantierit në fronte të ndryshme pune në kantier për të garantuar vazhdimësinë e punimeve;
• Koordinon me inxhinierin e brigadës për të përcaktuar prioritetet e ditës si dhe ndan detyrat për punëtorët;
• Kryen kontrollin e materialeve, sasinë që vjen dhe vendosjen e tyre;
• Asiston vazhdimisht inxhinierin si në zyrë edhe në terren;
• Kryen detyra të tjera që i ngarkohen.

Edukimi: Të ketë përfunduar shkollën e mesme Teknike Ndërtim

Kualifikime të tjera


Aplikanti duhet të zotërojë:
• 5-7 vite eksperiencë në zbatim projekti;
• Të lexojë projektet, të njohë dhe zbatojë KTZ;
• Aftësi të mira në kontroll, organizim, raportim;
• Të ketë dëshire për të implementuar risi;
• Aftësi të mira komunikuese, verbale dhe me shkrim;
• Fleksibël për të punuar edhe me orë të zgjatura;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000525001/TeknikNdërtimi?source=CareerSite

Afati i dorëzimit: 30/07/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top