Vlore, kerkohet Menaxher Mirembajtje
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Profesioni | Fusha?
- Gjuha
-
Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, të Kompanisë.
Balfin Real Estate është pjesë e Balfin Group me një fokus më të drejtpërdrejtë në shitjen dhe marketimin e pasurive të patundshme dhe aseteve të ndryshme, duke ofruar edhe një ekspertizë të re në treg.
Pozicioni: Menaxher Mirëmbajtje
Departamenti: Asete & Shërbime
Vendndodhja: Palasë/Vlorë
Përmbledhja e Pozicionit: Manaxheri i mirëmbajtjes në Kompleksin rezidencial dhe turistik Green Coast është përgjegjës për kryerjen e të gjithë shërbimeve elektrike, elektronike, mekanike, civile në sistemet funksionale të teknikës si gabinat elektrike TM dhe TU, dhomat e paneleve kryesore dhe ato dytësore, sistemin e ndriçimit në tërësi, sistemin e komandimit nga BMS n.q.s. ka, sistemin e parandalimit të zjarrit dhe sprinkler, sistemin CCTV, sistemin access control, sistemin me bateri qendrore (UPS), sistemin e pompave hidrante, gjenerator, ashensorë + Shkallë lëvizëse nëse ka d.m.th. çdo lloj sistemi që përbën asetet në protofol të kompanisë Balfin Real Estate.
Gjithashtu monitoron/kontrollon shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve dhe raporton për gjendjen e sistemeve teknike. Raporton tek Drejtuesi i Departamentit të Aseteve mbi hartimin dhe realizimin e buxhetit mujor/vjetor, optimizimin e kostove, etj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Mban në monitorim kostot energjetike të aseteve të shoqërisë BRE (Kompleks rezidencialdhe turistik etj);
- Mban rekorde të brendshme të konsumit për monitorim e faturave të OSHEE dhe UKT;
- Menaxhon materialet, pjesët e këmbimit, porosit materialet në mungesë të supervizorëve;
- Organizon grafikun mujor dhe pushimet vjetore të stafit pa prishur mbarëvajtjen eproceseve;
- Merr detyrat e supervizorëve në mungesë të tyre;
- Kontrollon punët rutinë ditore dhe kryen inspektime rutinë;
- Harton planin e mirëmbajtjes profilaktike PPM dhe ditore;
- Supervizon të gjithë aktivitetet e mirëmbajtjes me qëllim sigurimin e një pune pozitive dheraportimin tek Drejtuesi i Departamentit;
- Ndjek punën ditore, protokollimin dhe kontrollin e punëve të çdo pjestari të stafit teknik;
- Protokollon punët, bazën materiale, orienton stafin supervizor dhe teknik;
- Orienton stafin supervizor mbi objektivat dhe optimizimin e kostove të mirëmbajtjes;
- Orienton stafin supervizor për ndjekjen e procedurave të blerjeve, PV etj;
- Parashtron problematikat dhe ndjek procedurat deri në zgjidhjen e tyre;
- Përgatit procedurat për zbatimin e masave të sigurisë në punë të personelit teknik-elektrik(të shoqëruara me fletë raportet përkatëse).
- Ndjek procedurat e sigurimit teknik shtetërorme stafet;
- Përgatit procedurat për kualifikimin dhe trajnimin e stafit teknik-elektrik, me qëllim për tërritur eficencën, cilësinë dhe sigurinë në punë të impiantit;
- Në mungesë të supervizorit elektronik/elektrik-mekanik ndjek detyrat e tyre;
- Mban të githë faturat (kërkesë-ofertë) për blerje në arkivën e departamentit
- Përgatit dhe protokollon situacionet, zhvendosjen e tyre ne file share në server;
- Vendos kohën dhe parametrat e BMS (N.q.s. ka ose çdo lloj sistemi) për të garantuariminte gjithë sistemin.
- Mban procesverbal për punët qe bëhen ne qendër nga kontraktore te jashtëm;Kontrollon liste prezencën për orët e punës të stafit teknik, performancën e stafit dhe uniformat;
- Përgatit dokumentat ppm sipas procedurave dhe sigurohet që aktivitetet ppm tëmbarohen në kohë. Kryen kontrollin e tyre në fund të dorëzimit;
- Të jetë i disponueshëm për çdo problem;
- Raporton çdo javë ose sa herë kërkohet për mbarëvajtjen e aseteve të BRE (si kompleksiGreen Coast me të gjitha qendrat e kostove, etj).;
- Raporton për punët që do ndiqen gjatë javës në vazhdim;
- Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proceseve elektrike/elektronike /mekanike ecivile referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjete nevojshme dhe mirëmbatjen e përditshme të sistemeve;
- Udhëheq kryerjen e punimeve elektrike/elektronike/mekanike në rastet e nevojshme apoemergjente;
- Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike/elektronike/mekanike ecivile;
- Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të pajisjevenë sistemet elektrike/elektronike;
- Orienton stafin supervizor të monitorojnë nënkontraktorët
- Bën analizë të sistemeve të Kompleksit dhe shikon nevojat për investime në pikat kryesorepa vënë në diskutim ecurinë e sistemeve të kompleksit/Aseteve të BRE;
- Bën trajnime të stafit për rastet emergjente;
- Rrit në mënyrë progresive marzhin e kohës eficente të produktivitetit në punë;
- Analizon shpenzimet dhe të ardhurat vjetore për të parë realizimet e objektivave;
- Ndjek kontratat me subjektet e tjera në Kompleks dhe jashtë tij;
- Merr raportimet nga stafi supervizor dhe stafi teknik për problematikat në objektet nënvarësi.
Edukimi:
Të zotëroje diplomë Universitare në një nga fushat (Inxhinieri Elektrike, InxhinieriElektronike, Inxhinieri Mekanike)
Eksperiencat e punës:
Përvojat e përgjithshme në këtë fushë (mbi 4-5 vjet eksperiencë në punë, eksperiencë nësistemet elektrike, sisteme të automatizuara, sisteme elektronike, sisteme zjarri, sistemeCCTV, sisteme akses kontroll.
Aftësi të tjera:
- Aftësi koordinimi në punimet elektrike, elektonike, sisteme BMS.
- Aftësi kompetente në skicime, instalime dhe testime të sistemeve elektrike dhemekanike.
- Aftësi shume të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale.
- Eksperiencë në CAD dhe MS është një avantazh.
- Njohje të gjuhës angleze (teknike është avantazh).
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt BRE_0519.
Afati i dorëzimit: 27/12/2019
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply