Vlore, kerkohet Konsulente ne Showroom
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Sherbim Klienti | Konsulent
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Qëllimi i pozicionit
Të ofrojë një eksperiencë profesionale dhe cilësore për klientët në showroom, duke i këshilluar në përzgjedhjen e produkteve dhe duke kontribuar në arritjen e objektivave të shitjes.
- Pret dhe mirëpret klientët në showroom.
- Identifikon nevojat e klientëve dhe ofron këshillim profesional për produktet.
- Prezanton karakteristikat, funksionalitetin dhe avantazhet e produkteve.
- Përgatit oferta, preventivë dhe porosi sipas procedurave të kompanisë.
- Ndjek procesin e porosisë deri në përfundimin e saj dhe mban komunikim të vazhdueshëm me klientin.
- Bashkëpunon me departamentet e magazinës, logjistikës dhe financës për realizimin korrekt të porosive.
- Siguron që showroom-i të jetë i organizuar, i pastër dhe produktet të jenë të ekspozuara sipas standardeve të kompanisë.
- Informohet dhe përditësohet vazhdimisht mbi produktet, koleksionet e reja dhe politikat tregtare.
- Administron dokumentacionin dhe sistemin e shitjeve në mënyrë të saktë.
- Kontribuon në arritjen e objektivave mujore të shitjes.
- Respekton politikat, procedurat dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
- Kryen detyra të tjera të lidhura me pozicionin, sipas kërkesës së eprorit.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
- Orientim i lartë ndaj klientit.
- Aftësi për të kuptuar nevojat e klientëve dhe për të ofruar zgjidhje.
- Aftësi organizative dhe menaxhim i kohës.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
- Aftësi për të punuar në ekip.
- Prezantim profesional dhe etikë e lartë në komunikim.
- Orientim drejt rezultateve dhe objektivave të shitjes.
Mund te aplikoni duke
Dërguar CV në adresën hr@brunes.al
Dërguar CV në WhatsApp në numrin 0697070978.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apply WhatsApp