Vlore, Kerkohet Inxhinier Kontroll Cilesie
- Vlore
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Blloku
Seaside Construction sh.p.k është kompani ndërtimi qe operon ne vende te ndryshme te Shqiperise e njohur per bashkepunime te suksesshme dhe shitje te objekteve sidomos ne zona bregdetare. E shtrire gjeresisht ne jugun e Shqiperise po zgjeron stafin e saj teknik sipas kerkesave te meposhtme :
Inxhinier Kontroll Cilesie qe te plotesoje keto kerkesa:
Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: construction.seaside@gmail.com
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Inxhinier Kontroll Cilesie qe te plotesoje keto kerkesa:
- Monitorimi dhe mbikëqyrja e procesit të ndërtimit për të siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë në përputhje me standardet e cilësisë dhe rregulloret e ndërtimit si dhe me skedat teknike te baashkangjitura ne kontratat perkatese.
- Realizimi i inspektimeve periodike si dhe I cdo situacioni te permbyllur nga zbatimi perpara se te njihet si detyrim nga nenkontraktoreve perkates apo grupeve te brendshme te normuara.
- Kontrolli i materialeve dhe paisjeve të përdorura në ndërtim për të siguruar që ato janë të përshtatshme dhe të miratuara për përdorim.
- Bashkëpunimi me menaxherët e projekteve për të siguruar që ndjekja e proceseve të cilësisë të jetë e plotë dhe e saktë.
- Identifikimi dhe raportimi i devijimeve nga standardet e cilësisë, duke propozuar dhe masa korrigjuese.
- Mbështetje për ekipet e punës dhe përgatitja e trajnimeve për të siguruar se të gjithë të përfshirë në projekt kanë njohuri të plota për politikat dhe procedurat e cilësisë.
- Raportimi i gjendjes së cilësisë dhe përparimit të punimeve tek menaxheri i projekti dhe tek kryeinxhinieri.
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, ose Inxhinieri mekanike profili inxh materialesh.
- Përvojë të paktën 3 vite ne zbatim punimesh ndertimi, ose te pakten 1 vit në mbikëqyrjen e cilësisë në ndërtim, me fokus në projekte ndërtimi të madhësive të ndryshme.
- Njohuri të standardeve ndërkombëtare dhe lokale të cilësisë në ndërtim.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe koordinimi.
- Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur probleme komplekse të cilësisë në kohë.
- Njohuri të paketës Microsoft Office Autocad etj .
Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: construction.seaside@gmail.com
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Contact