• Vlore, Kerkohet Inxhinier Kontroll Cilesie

Vlore
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Seaside Construction sh.p.k është kompani ndërtimi qe operon ne vende te ndryshme te Shqiperise e njohur per bashkepunime te suksesshme dhe shitje te objekteve sidomos ne zona bregdetare. E shtrire gjeresisht ne jugun e Shqiperise po zgjeron stafin e saj teknik sipas kerkesave te meposhtme :

Inxhinier Kontroll Cilesie qe te plotesoje keto kerkesa:
  • Monitorimi dhe mbikëqyrja e procesit të ndërtimit për të siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë në përputhje me standardet e cilësisë dhe rregulloret e ndërtimit si dhe me skedat teknike te baashkangjitura ne kontratat perkatese.
  • Realizimi i inspektimeve periodike si dhe I cdo situacioni te permbyllur nga zbatimi perpara se te njihet si detyrim nga nenkontraktoreve perkates apo grupeve te brendshme te normuara.
  • Kontrolli i materialeve dhe paisjeve të përdorura në ndërtim për të siguruar që ato janë të përshtatshme dhe të miratuara për përdorim.
  • Bashkëpunimi me menaxherët e projekteve për të siguruar që ndjekja e proceseve të cilësisë të jetë e plotë dhe e saktë.
  • Identifikimi dhe raportimi i devijimeve nga standardet e cilësisë, duke propozuar dhe masa korrigjuese.
  • Mbështetje për ekipet e punës dhe përgatitja e trajnimeve për të siguruar se të gjithë të përfshirë në projekt kanë njohuri të plota për politikat dhe procedurat e cilësisë.
  • Raportimi i gjendjes së cilësisë dhe përparimit të punimeve tek menaxheri i projekti dhe tek kryeinxhinieri.

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, ose Inxhinieri mekanike profili inxh materialesh.
  • Përvojë të paktën 3 vite ne zbatim punimesh ndertimi, ose te pakten 1 vit në mbikëqyrjen e cilësisë në ndërtim, me fokus në projekte ndërtimi të madhësive të ndryshme.
  • Njohuri të standardeve ndërkombëtare dhe lokale të cilësisë në ndërtim.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe koordinimi.
  • Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur probleme komplekse të cilësisë në kohë.
  • Njohuri të paketës Microsoft Office Autocad etj .


Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: construction.seaside@gmail.com
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
 


Contact
Back
Top